E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zenga synon Interin

Walter Zenga është i sigurt se një ditë do ti ofrohet mundësia e drejtimit të Interit. Strategu është aktualisht në krye të skuadrës Al Nasr por shpreson që në të ardhmen të qëndrojë në bankinën e skuadrës ku mbrojti për 12 vite.

“Një ditë do të udhëheq Interin”, deklaroi ish portieri i Italisë nga Botërori 90’ për RAI Sport.

“E bazoj këtë besim në personalitetin, fuqinë dhe aftësitë e mija të shkoj atje ku dua. Deri më tani nuk kam pasur rastin por herët ose vonë do të vjen koha ime. Jam 52 vjeç por ndihem se kam dhjetë vjet më pak”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›