Man City ‘lufton’ për Ligën e Kampionëve

Kapiteni Vincent Kompany ka pranuar se Manchester City këtë edicion gjendet në grup edhe më të vështirë në Ligën e Kampionëve për dallim nga sezoni i kaluar.
Por, qendërmbrojtësi belg beson se skuadra kampione e Premierligës do të paraqitet me sukses në grupin që përbëhet edhe nga Real Madridi, Borussia Dortmund dhe Ajaxi.
“Ndeshje si kjo janë arsyeja pse jeni në Ligën e Kampionëve. Kam menduar se mun të ndodhë të gjendemi në grup më të vështirë se vitin e kaluar, por ja ku e kemi. Është sfidë e madhe por besoj se do të paraqitemi mirë, jemi të gatshëm për luftë”, deklaroi Kompany për The Sun.