E Diel, 1 Nëntor 2026

Dopingu, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes përjashton Shqipërinë

Gazeta Shqip

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ka pezulluar Shqipërinë nga çdo pjesëmarrje në aktivitetet ndërkombëtare që prej 2 gushtit 2012 deri në një afat të pacaktuar, ndërkohë që një lajm i tillë është mbajtur i fshehtë nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

Ky vendim drastik ka ardhur pas fenomenit të shpeshtë të dopingut të hasur tek peshëngritësit shqiptarë gjatë evenimenteve ndërkombëtare.  3 peshëngritës shqiptarë, të cilët kanë dalë pozitiv në testin anti-doping brenda një viti, kanë bërë që Shqipëria të paguajë çmimin duke u pezulluar nga aktivitetet e këtij sporti.

Peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Hysen Pulaku si dhe peshëngritëses Shqiponja Brahja rezultuan pozitivë nga substancat e ndaluara në garën e peshëngritjes brenda vitit 2012 dhe në një distancë kohore shumë të vogël nga njëri-tjetri.
11 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Dopingu, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes përjashton Shqipërinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›