Sanksionet e UEFA-s

Klubet ballafaqohen me hetime shtesë nga organi drejtues i futbollit evropian. Atletico Madrid dhe Malaga e Spanjës, Sportingu i Portugalisë dhe Fenerbahce e Turqisë janë në mesin e skuadrave të zhytura në proces.
UEFA ka njoftuar se nuk do të lejojë që klubet të shpenzojnë më tepër sesa gjenerojnë të hyra gjatë një sezoni. 23 klubet e sanksionuara kanë kohë deri më 30 shtator të dëshmojnë se financat e tyre janë në rregull. Të gjitha skuadrat e përfshira në gara të UEFA-s janë monitoruar nga fillimi i sezonit 2011/12.
Klubet nën hetime: Borac Banja Luka, Sarajevo, Zeljeznicar, CSKA Sofia, Hajduk Split, Osijek, Atletico Madrid, Malaga, Maccabi Netanya, Shkendija 79, Floriana, Buducnost Podgorica, Rudar Pjevlja, Ruch Chorzow, Sporting, Dinamo Bucuresti, Rapid Bucuresti, Vaslui, Rubin Kazan, Partizan, Vojvodina, Eskisehirspor, Fenerbahce.