Starova: Ndërhyrja e NATO-s, më e rëndësishmja
Prishtinë - Përfaqësuesi i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, Arian Starova deklaroi në Prishtinë se, Për shqiptarët kjo është ndërhyrja më e rëndësishme gjatë dekadave të fundit, sepse, siç dihet, shqiptarët për dhjetëra e qindra vjet njihen si popull i okupuar nga sisteme të ndryshme”.
Në një konferencë të organizuar nga Asociacioni Kosovar i Atlantikut dhe Universiteti Mbretëror “Iliria”, me temë “Kosova drejt integrimeve euroatlantike”, për nder të dhjetëvjetorit të bombardimeve të NATO-s. Në këtë tryezë është vlerësuar se për dhjetë vjet Kosova ka pësuar ndryshime të mëdha. Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe i njohur nga rreth 60 shtete.