E Diel, 1 Nëntor 2026

Zeqaj: BB nuk flet me ne

Bashkia e Fierit, prej dy javësh, po përballet me një heshtje totale në komunikimet me përfaqësuesit e Bankës Botërore në Shqipëri. Shumë projekte të bashkisë që janë të lidhura me BB-në dhe financimet e kësaj të fundit rrezikojnë të vonojnë në realizimin e tyre dhe përballen sot me një të ardhme të pasigurt. Sipas kreut të Bashkisë së Fierit, kjo ka ardhur si rrjedhojë e plasjes së skandalit mes qeverisë shqiptare dhe përfaqësisë së Bankës Botërore për çështjen e Jalit. Në një intervistë për gazetën "Shqip", kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, ka pohuar se Banka Botërore është në Fier financuesja kryesore e shumë projekteve të mëdha, deri dhe e Strategjisë së Zhvillimit të Qytetit si dhe Planit të studimit për qendrën e qytetit dhe përplasja që është regjistruar mes saj dhe qeverisë mund të vonojë realizimin e këtyre projekteve.

Cilat kanë qenë ato investime që Banka Botërore ka realizuar në qytetin e Fierit?

Investimi më i rëndësishëm i kaluar prej Bankës Botërore ka qenë Ujësjellësi i qytetit të Fierit. Ka qenë një bashkëpunim i BB-së me Komitetin Evropian, pra një financim i përbashkët. Mendoj se në këtë investim të madh është arritur diçka cilësore, pasi ky projekt i dha frytet e duhura dhe qyteti i Fierit sot ka përmirësime të dukshme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Aktualisht Bashkia e Fierit ka projekte me këtë bankë, //////////projekte këto që presin të nisin nga realizimi?

Janë dy projekte të tjera bashkëpunimi me Bankën Botërore dhe Bashkinë e Fierit. Bëhet fjalë për projektin e 96 apartamenteve që do të ndërtohen në qytetin e Fierit, me qëllim që t‘u shpërndahen më pas kontingjentit të të pastrehëve. Kurse projekti tjetër është për rrugën "Jakov Xoxe", për rikonstruksionin total të saj, si dhe për fasadat e këtij segmenti qendror të qytetit.

Ne i kemi ////////////përshkuar të dyja këto projekte dhe me ndërmjetësinë e qeverisë shqiptare kemi mundur të //////thithimin investimin dhe ndërhyrjen e BB-së. Për të dyja këto projekte, proceset kanë ecur normalisht dhe pritet që pas rënies së tempit të asaj ku është përfshirë përfaqësia e BB-së në Shqipëri të nisë investimi. Dje, në këshillin e bashkisë është përcjellë financimi i Bashkisë së Fierit në këtë projekt ku ka pjesë dhe BB-ja dhe pritet që në të ardhmen të nisë puna në terren. Nga ana tjetër, për apartamentet e të pastrehëve është mbyllur projekti dhe pritet që pas miratimit në këshillin e bashkisë të kësaj marrëveshjeje besoj se gjithçka do të nisë të marrë jetë. Për të dyja aktmarrëveshjet, proceset ecin dhe nuk besoj se kjo tronditje do të zgjasë, pavarësisht paragjykimeve që mund të kenë dalë për Bankën Botërore në investime të tjera në Shqipëri.

Si keni vepruar deri tani me BB-në? Çfarë ka qenë e diskutueshme nga ana juaj lidhur me realizimin e projekteve tashmë të përfunduara?

Asnjëherë ne si bashki nuk kemi marrë kontakte të drejtpërdrejta me Bankën Botërore dhe përfaqësinë e saj në Shqipëri. Ka qenë gjithmonë qeveria ajo që ka ndërhyrë dhe ka prurë në Fier këtë përfaqësi.

Ju thatë se ka qenë ndërmjetësia e qeverisë në shumë projekte të realizuara nga BB-ja në Fier. Tashmë, edhe qeveria edhe Banka Botërore janë përfshirë në atë që ka ndodhur në Jal. A do të lërë impakt në Bashkinë e Fierit dhe në projektet e saj kjo fazë?

Mendoj se impakti mund të jetë vetëm në një kohë të shkurtër. Brenda pak muajsh, meqenëse kemi përballë edhe zgjedhjet parlamentare dhe mundësinë e një ndryshimi qeverie. Në një të ardhme të shkurtër, marrëdhëniet me këtë bankë do të shkrijnë. Për skandalin ka ditë që është përfolur. Marrëdhëniet tona si bashki me BB-në janë fare normale. Por, momenti më i rëndësishëm janë hapat e hedhur dhe e ardhmja e tyre. Hapat kanë qenë realisht hapa bashkëpunues dhe gjithmonë në mbështetje të aktmarrëveshjeve të nënshkruara. Në qoftë se në Jal ka probleme pronësie etj., etj., panorama në Fier është më ndryshe, nuk ka gjasa që të ketë probleme të tilla, nuk do të ketë problem besoj në asfaltimin e bulevardit "Jakov Xoxe", ku është prezent në projekt BB-ja. Këtu në Fier ka tjetër panoramë dhe tjetër atmosferë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›