Arjoni: Zhuljetën e ndiej si mike
Futbolli, festat e 7-8 Marsit, muzika, miqësitë mes njëri-tjetrit, kanë qenë disa nga temat që i kanë përfshirë banorët në diskutime. Aida ka ngacmuar Dritanin për mbështetjen që i jep "zyshës" dhe e ka detyruar të pranojë se ai nuk e do Qetsorin në shtëpi. Ndërsa Bjordi, i cili ka kërkuar me çdo kusht të flejë në dhomën e vajzave, ka shkaktuar situata plot humor.
"Nuk e ul veten për çmimin!"
Duke biseduar veçmas me Dritanin, në oborrin e shtëpisë, Aida ka aluduar se në shtëpinë e "Big Brother", disa prej banoreve femra kanë një ngjyrim jo fort të mirë, në sensin e të pamoralshmes. Ajo ka pohuar që po bënte lojë, por, sipas saj, edhe loja kishte kufij. Aida i ka thënë Dritanit, se ajo nuk do ta donte kurrë për veten një ngjyrim të tillë, madje ajo, gjatë gjithë jetës së saj, kishte luftuar e kishte humbur shumë për të mos e pasur kurrë një ngjyrim të tillë dhe nuk do ta bënte jo për 70 mijë, por as për 700 mijë euro.
"Zysha" ka përkrahjen tënde!"
Duke vazhduar "thashethemet" për banorët, Aida ka përmendur edhe Adelajdën. Sipas mendimit të saj, kjo e fundit nuk do të mbijetonte dot brenda shtëpisë pa përkrahje, e jo më t‘i kundërvihej Qetsorit, po të mos kishte mbështetjen e Dritanit. Aida ka shtuar se edhe ajo vetë nuk po e ngacmonte për hatër të tij, por nuk mund të vazhdonte më kështu. "Për hatër tënd unë mund të mos e ngacmoj një apo dy javë, - i ka thënë ajo, - por jo më shumë!" Dritani i është përgjigjur se ajo mund të vepronte si të donte dhe se nuk kishte pse të rezervohej prej tij, pasi për mendimin e tij, ai nuk kishte fare lidhje me këtë gjë. Aida ka shtuar se edhe atij i nevojitet Adelajda, sepse po të kishte me vete atë, do të kishte edhe Bjordin e Mimozën.
"Ti nuk e do Qetsorin në shtëpi!"
"Ti nuk e do Qetsorin brenda, apo jo?" - e ka pyetur Aida Dritanin. Ky i fundit ka hezituar të përgjigjet drejtpërdrejt, ndërsa ka thënë vetëm se Qetsori është kundërshtar i fortë, por me insistimin e Aidës ka pranuar që nuk e donte, sikundër edhe Qetsori nuk e donte atë. Qetsorit, sipas Aidës, i duhej Dritani. Gjithmonë sipas saj, Qetsori ishte përpjekur që me anë të tij të merrte edhe Adelajdën, duke fituar kështu, në grupimin e vet edhe Mimozën e Bjordin dhe të gjithë bashkë të nxirrnin jashtë loje Aidën dhe Liritën. Por ajo që nuk kishte parashikuar Qetsori ishte se Dritani mund t‘ia hidhte "zyshen" kundër.
"Më pëlqen të bëj piercing!"
"Më pëlqen të bëj piercing!" - ka thënë Adelajda, ndërsa flisnin për këtë gjë me Mimozën dhe Mesidën. Ajo ka shtuar se nëse do t‘i bënte ndonjëherë, gjë që për momentin nuk e kishte ndërmend, do të donte ta bënte në fytyrë. Adelajda ka thënë edhe se kishte frikë nga dhimbja që mund të të shkaktonte vendosja e tyre. Mesida i ka thënë se asaj do t‘i shkonte shumë nëse do ta bënte diku pranë buzëve, sepse, sipas saj, me buzët që kishte Adelajda, do të ishte një "yll i vërtetë" dhe aty do të ishte pikërisht vendi i duhur. Mimoza dhe Mesida kanë vazhduar më pas të tregojnë për eksperiencat e tyre, në lidhje me argumentin në fjalë.
"E kam parë Mesidën jashtë!"
Duke biseduar jashtë në oborr me Pavlinin, Zhuljetën dhe Qetsorin, Dritani ka thënë se para se të hynin në shtëpinë e "Big Brother", kishte parë në rrugë një vajzë që pinte cigare në një mënyrë që atij i kishte bërë shumë përshtypje. Kur në shtëpi kishte hyrë banorja e re, Mesida, ai kishte vënë re ngjashmërinë shumë të madhe mes të dyjave. "Që e kam parë jashtë një person me të tilla tipare, e kam parë - ka thënë Dritani. - E dini si e pinte cigaren? Gjithë dëngla!"
"Një eksperiencë e papërsëritshme!"
Pavlini e ka pyetur Mesidën sesi po i dukeshin ditët e para të qëndrimit në shtëpinë e "Big Brother". Ajo i është përgjigjur se po ia kalon shumë, shumë mirë, por ende nuk e ka kaluar atë fazë që ata e kishin kapërcyer tashmë, të mallit për shoqërinë, për njerëzit dhe jetën që kishte jashtë. Ajo ka thënë se sa herë që i ishte dukur se ishte ambientuar, ndodhte diçka që e bënte të kujtohej se ku ishte. Mesida ka shtuar se gjithsesi është shumë e kënaqur, pasi priste që banorët të ishin shumë më të ftohtë me të. Ata kanë qenë të dy të mendimit se pjesëmarrja në "Big Brother" ishte një mundësi që të vinte vetëm një herë në jetë dhe si e tillë, një eksperiencë që ia vlente ta jetoje.
"Tani është shumë i dashuruar!"
Mesida ka shprehur kuriozitetin për të dashurën e Dritanit. Aida dhe Zhuljeta i kanë treguar për ardhjen e Evës në shtëpi. Aida ka thënë se kishte filluar ta pëlqente Dritanin në momentin që i pa të dy bashkë dhe sesa e donin njëri-tjetrin. Për të, shkëlqimi në sytë e tyre, kur kishin parë njëri-tjetrin, ishte i paharrueshëm. "Tani është shumë i dashuruar!" - ka shtuar Zhuljeta. Aida ka thënë se e kishte kuptuar këtë nga sjellja, por më tepër akoma nga shikimi i tij. Ajo ka komentuar gjithashtu se të dy shkonin jashtë mase me njëri-tjetrin. Vajzat kanë rënë dakord me mendimin se një lidhje e tillë ishte e rrallë dhe i kanë uruar çiftit lumturi.
"Miqësi, show, apo diçka tjetër?!"
Mezi po pres të vijë e shtuna!" - i ka thënë Pavlini, Arjonit. Ai e ka pyetur nëse e thoshte këtë ngaqë donte të ikte dhe Pavlini i është përgjigjur që jo, por nuk duronte dot pritjen, gjithsesi, të shkonte si të shkonte. Arjoni, nga ana e tij, ka thënë se nuk donte të ikte dhe ka shtuar se e kuptonte Pavlinin, ngaqë ai vetë e kishte kaluar një herë nominimin e parë. Pavlini i ka thënë Arjonit se duhej të rrinte i qetë, pasi nuk rrezikonte të dilte. Më pas Pavlini e ka kaluar bisedën te Zhuljeta dhe marrëdhënia që ata të dy kanë me njëri-tjetrin. Sipas Pavlinit, kurioziteti i publikut jashtë se ku do të shkonte ky raport mund të ndikonte për ta mbajtur atë brenda në shtëpi. Ose, nëse do të ishte e kundërta, që ajo e tyre të ishte thjesht një miqësi, mund të ndikonte për keq. Ai e ka pyetur Arjonin më pas, se çfarë ka në të vërtetë mes tij e Zhuljetës dhe Arjoni i është përgjigjur se ajo që i lidhte të dy ishte thjesht miqësi. Madje, sipas tij, ai ia kishte bërë të qartë edhe Zhuljetës se nuk ishte futur në "Big Brother" për të zënë të dashur, apo për të filluar një histori. Ai ka vazhduar të shpjegojë se, gjithsesi, miqësia me Zhuljetën ishte më e fortë sesa miqësia që mund të kishte me banorët e tjerë, duke thënë se nëse Zhuljeta do të dilte, do të ishte i vetmi person për të cilin do t‘i vinte vërtet keq dhe do t‘ia ndjente mungesën.
7-8 Marsi po afron
Dritani, Aida, Lirita dhe Bjordi qëndrojnë në kopsht për të pirë kafen e mëngjesit. Ata diskutojnë se si do t‘i organizojnë ditët e 7-8 Marsit. Dritani pyet nëse do t‘u bëjnë dhurata vajzave që janë në shtëpi. Aida i thotë se do ta dëshironte një dhuratë dhe se do t‘u kërkonte të gjithëve nga një bluzë si kujtim, kurse Lirita do që t‘ia sjellin te krevati në mëngjes dhuratën e përgatitur për të. Bjordi shpreh dëshirën që atë ditë ai të gatuajë dhe Dritani i plotëson mendimin, duke i thënë se djemtë do të mendojnë për të gjitha, kurse vajzat do të përgatiten për festën e tyre dhe se nuk do të bëjnë asgjë tjetër. Ai u thotë vajzave se do t‘u plotësojnë çdo dëshirë, duke filluar që nga gatimet e tyre të preferuara. Lirita kërkon që 8 Mars të ketë çdo ditë, pasi i pëlqen shumë ideja që djemtë t‘u plotësojnë dëshirat. Aida i uron vetes të jetë ende atë ditë në shtëpi e t‘i shijojë këto përkujdesje. Dritani kujtohet se edhe për 7 Marsin duhet të organizojnë diçka dhe Lirita i thotë se Adelajdës, meqë është mësuese, do t‘i dhurojnë një buqetë me lule. Adi, i cili vjen në ato momente, u thotë vajzave se madje do t‘i mbajnë në krah atë ditë, të paktën për një orë, që ato të mos lodhen fare. Bjordi i thotë Adit se me këtë që tha e ka hak një të rrahur, por Adi vazhdon t‘ia argumentojë më se seriozisht, kurse vajzat, duke vazhduar shakanë e Adit, thonë se do të dobësohen 2 kilogramë që të mos peshojnë shumë.
"Mbrëmë kam rrahur Bjordin"
Bika i tregon Dritanit se mbrëmë ka rrahur Bjordin, sepse e ka gjetur mbi krevatin e saj dhe Bjordi as që kishte ndër mend të lëvizte prej andej. Ai i ka thënë Bikës se donte të flinte me të, kurse ajo e ka kapur për krahu për ta nxjerrë jashtë dhomës. Edhe Adela ka këmbëngulur që Bjordi të largohej dhe e ka ndihmuar Bikën t‘ia arrijë qëllimit. Por, Bjordi si një djalë insistues është futur sërish në dhomën e vajzave. Kjo e ka detyruar Bikën që të marrë bishtin e leckës e ta largojë prej andej. Bika i tregon Dritanit se u bë një situatë shumë komike dhe se nuk kanë reshtur së qeshuri. Pas Bjordit ka filluar edhe Arjoni ta ngacmojë Bikën, por ajo e ka "kërcënuar" edhe atë me bishtin e leckës. Arjoni i është afruar Bikës dhe të dy kanë filluar të zihen e të bëjnë sherr me shaka. Ajo i thotë duke qeshur Dritanit, se kështu të gjen kur i lejon gjithmonë dhe ai ia kthen se këto marrëdhënie janë të nevojshme për të kaluar kohën.