"Alpha" dhe "Deustche" i ofrojnë qeverisë 50 milionë euro më pak
Sikundër ishte parashikuar, qeveria nuk arriti të sigurojë të gjithë shumën e kërkuar prej 300 milionë eurosh. Ministria e Financave njoftoi dje zyrtarisht se janë shpallur dy bankat fituese nga do të merret kredia, tashmë e reduktuar në 250 milionë euro. "Ministria e Financave zhvilloi tenderin për të marrë një financim prej 250 milionë euro. Siç kemi njoftuar edhe më parë, ofertës së Ministrisë së Financave ju përgjigjën shtatë institucione financiare ndërkombëtare", njoftoi dje dikasteri i ministrit Ridvan Bode. Mësohet gjithashtu se, pas hapjes së ofertave u zhvilluan negociatat me të gjitha institucionet e interesuara dhe u bë vlerësimi i tyre. "Në përfundim të vlerësimit, oferta më e mirë rezultoi ajo e paraqitur nga "Deutche Bank" dhe "Alpha Bank" për shumën totale prej 250 milionë euro", konfirmoi dje Ministria e Financave. Gazeta "Shqip" publikoi pak ditë më parë një bisede të zhvilluar me zv/ministrin e Financave, Sherefedin Shehu, nga ku u mësua fakti se, procesi i negociatave kishte hyrë në një rrugë tepër të vështirë dhe komplekse. "Interesi i ofruar nga bankat nuk paraqitej i leverdishëm, ndërsa shumat nuk plotësonin të gjithë kërkesën tonë", ishte shprehur Shehu. Tashmë që është mësuar emri i dy bankave që do të japin kredinë, mbetet për t‘u qartësuar kushtet e kontratës lidhur me interesin dhe afatin. Por jo gjithçka duket e kryer. Bankat nuk i akne ofruar qeverisë të gjithë shumën e kërkuar. "Ministria e Financave do t‘i japë mandatin këtyre bankave për të siguruar financimin e kërkuar duke rekomanduar që të përfshijnë në financim edhe "Bankat Raiffaisen Bank" dhe "Credit Swiss", të cilat kanë bërë oferta konkurruese", sqaroi dje ministria. Sipas saj, "sikundër janë shprehur edhe organizatat financiare ndërkombëtare, interesimi i lartë i bankave të rëndësishme ndërkombëtare për të marrë pjesë në këtë financim, është shprehje e besimit për ekonominë dhe qeverinë shqiptare". Pavarësisht këtyre elozheve, ende nuk mbetet e qartë se nga cilat banka do të jepet kredia, tashmë kur në lojë kanë hyrë kaur të tilla. Nuk është çudi që të janë të karta bankat pjesëmarrëse në dhënien e kredisë, për aq kohë sa kriza financiare i detyron të mbledhin forcat për të krijuar shumën e 300 milionë eurove, aq shumë të dëshiruar nga qeveria në këtë kohë prag fushate.
Ende nuk mbetet e qartë se nga cilat banka do të jepet kredia, tashmë kur në lojë kanë hyrë kaur të tilla
Ministria do të rekomandojë që të përfshihen në financim edhe bankat "Raiffaisen" dhe "Credit Swiss"
Ende nuk mbetet e qartë se nga cilat banka do të jepet kredia, tashmë kur në lojë kanë hyrë kaur të tilla
Ministria do të rekomandojë që të përfshihen në financim edhe bankat "Raiffaisen" dhe "Credit Swiss"