OST: Gjysma e Shqipërisë, sot 8 orë pa drita
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a, njoftoi dje se, ditën e sotme do të kryhen punime në nënstacionin 220 kv të Elbasanit. Si pasojë e kësaj ndërhyrjeje, do te stakohet linja 220 kv Elbasan-Fier, gjë e cila do të krijojë mungesë të theksuar të energjisë elektrike, Burime zyrtare nga OST deklaruan se gjatë ditës së sotme nga ora 08:00-17:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Pesë qytete, si Durrësi, Kavaja, Rrogozhina, Lushnja, Fieri dhe Vlora nuk do të kenë energji elektrike për tetë orë rresht deri në pasditen e sotme. Nisur nga situata që do të krijohet, OST kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe biznesit, për shqetësimet që mund të krijohen gjatë orëve te punimeve. Mësohet gjithashtu se punimet në nënstacionin 220 kilovolt të Elbasanit ishin pjesë e planit për të ndërhyrë në rrjet, si pasojë e remonteve të parashikuara në fillim të vitit. Në dy muajt e parë të 2009, OST ka njoftuar disa për ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e ndërhyrjeve në rrjet. Njoftimi që u bëhet konsumatorëve lidhet me urdhrin e kryeministrit Berisha, i cili kërkon publikimin e të gjitha orareve kur do të ndërpritet energjia elektrike.