E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanxhaku-Tushe gara e forte per bashkine Lushnje

Kreu aktual i bashkise Sanxhaku perballet me ish- deputetin qe la mandatin per te kandiduar per postin e qytetarit te pare

Albert Sanxhaku i LSI-se dhe Fatos Tushe i PS-se perplasen per kreun e bashkise Lushnje ne nje gare qe mund te kete shume te papritura. Sanxhaku ka ndryshuar disa here parti gjate ketyre viteve ndersa Tushe ka lene postin e deputetit sepse eshte i sigurt qe fiton bashkine. Dy kandidatet i pergjigjen pyetjeve te Shekullit per projektet dhe vizionin e tyre mbi bashkine e Lushnjes.

Ju kandidoni per bashkine Lushnje perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter

Fatos Tushe PS Arsyeja eshte politike shoqerore dhe morale. Si qytetar lushnjar une nuk mund te pranoje qe vota qytetare te keqperdoret dhe te merret neper kembe dinjiteti lushnjar. Si anetar i Partise Socialiste une do te bej te gjitha perpjekjet qe urrejtjet padrejtesite kusarite ndasite partiake qe percajne qytetarine lushnjare te mos ekzistojne ne qytetin tone bujar dhe mikprites ku ka vend per te gjithe njerezit qe punojne dhe duan te jetojne me pune te ndershme.

Albert Sanxhaku LSI Sepse kandidimi im bazohet ne nje program konkret me investime konkrete qe mbulojne nevojat reale te komunitetit te qytetit tim. Mbeshtetem nga nje staf i kualifikuar dhe puna. Deshmia e ketij programi konkret eshte puna e deritanishme per keto motive kandidoj dhe do te fitoj.

Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj

Fatos Tushe PS Paqendrueshmeria politike. Gjate kater viteve te qeverisjes ai ka treguar nje paaftesia menaxhuese sidomos ne sektorin financiar duke shperdoruar besimin e taksapaguesve lushnjar duke boshatisur arken dhe duke krijuar nje borxh marramendes per kushtet e sotme.

Albert Sanxhaku LSI Mungesa e pervojes dhe e aftesise menaxhuese.

Cili eshte plani juaj per te drejtuar bashkine kater vitet e ardhshme

Fatos Tushe PS Bashkeqeverisje me te gjithe aktoret dhe faktoret vizionar ne zhvillimin e qytetit te Lushnjes te cilet nuk i mungojne. Duke vleresuar aftesite profesionale kompetencat dhe performancen e tyre ne drejtimin e sektoreve te ndryshem ne pushtetin vendor.

Albert Sanxhaku LSI Investime te shumta per ti ardhur ne ndihme nevojave te komunitetit te qytetit tim investimi prej 13 milione eurosh per rehabilitimin e rrjetit ujesjelles dhe kanalizimet e ujerave te zeza ne Lushnje ndertimi i godines se re te filialit te universitetit rikonstruksioni i plote i te gjitha shkollave dhe kopshteve te qytetit investim prej 9 milione eurosh per rikonstruksionin e shesheve te blloqeve te banimit trotuareve ndricimit. Gjithashtu eshte ne plan rehabilitimi i plote i dy rrugeve hyrese ne qytet nga rrethrrotulli i Plugut deri tek shinat e trenit dhe aksi Karbunare-Lushnje rruga Sabri Kosturi projekte aktualisht te miratuara nga komiteti nderministror. shte firmosur kontrata midis bashkise Lushnje dhe qeverise shqiptare e Ministrise se Puneve Publike.

Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve

Fatos Tushe PS Ne planin moral pushtet te barabarte per te gjithe qytetaret te majte dhe te djathte per te gjithe qytetaret Lushnjare. Ne planin qeverises sigurimin e mundesive per nje zhvillimi te qendrueshem ekonomik infrastrukture integruese sherbime publike cilesore sherbime sociale dhe zhvillim kulturor.

Albert Sanxhaku LSI Nje nga projektet me te rendesishme te qytetit mbetet ai i permendur pak me siper rehabilitimi i rrjetit te brendshem te ujesjellesit qe do te garantoje furnizimin me uje 24 ore dhe do te eliminoje njehere e pergjithmone fenomenin e depozitave projekt ky i financuar nga qeveria shqiptare banka gjermane Ministria e Puneve Publike. shte firmosur kontrata dhe punimet do te fillojne nga muaji qershor. Fale punimeve te kryera gjate vitit 2011 2012 ky projekt do ti jape nje zgjidhje perfundimtare per problemin e ujit te pijshem.

fare u premtoni biznesmeneve

Fatos Tushe PS Bashkepunim me biznesin per nje zhvillim te qendrueshem gjetjen e burimeve te financimit per zgjerimin e sherbimeve te biznesit. Eliminimin e konkurrences se pa ndershme duke e formalizuar ate. Forcimin e partneritetit pushtet vendor-biznes.

Albert Sanxhaku Bashkepunim te plote me bizneset duke ulur taksat ne vlerat minimale te mundshme mbeshtetje e plote ndaj tyre.

Cila eshte politika juaj per taksat vendore

Fatos Tushe PS Uljen e taksave vendore per te mos renduar biznesin lehtesimin nga to te bizneseve te rinj dhe nepermjet informimit publik transparence per cdo qendrim te grumbulluar dhe te investuar ne qytetin e Lushnjes.

Albert Sanxhaku LSI Ulja e taksave vendore rritja e bazes ekstensive te tatim paguesve transparence e plote ne perdorimin e te ardhurave prej taksave vendore duke detajuar ne buxhet menyren e perdorimit te tyre per ti kthyer ato ne sherbime ndaj gjithe komunitetit dhe ne vecanti ne politika te orientuara drejt punesimit. Bashkia do te mundesoje buxhetin online i cili do te jete vazhdimisht i mbikeqyrur nga te gjithe qytetaret te cilet do te ndjekin hap pas hapi te gjitha shpenzimet e kryera si dhe do te jene pjese e vendimmarrjes fale ketij projekti.

Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit

Fatos Tushe PS Shtimin e konteniereve ne qytet pastrimin ne cdo cep te qytetit duke e kthyer ne nje ritual te zakonshem mbledhjen e mbeturinave ne vendet e tyre. Ne nje te ardhme te afert zbatimi i nismave per informimin qytetar lidhur me grumbullimin e diferencuar te mbetjeve urbane. Mbylljen e fushes ekzistuese dhe rehabilitimin e saj duke minimizuar rolin negative ne jeten e komunitetit perreth kesaj fushe. Ne bashkepunim me donatore te ndryshem dhe ne zbatim te strategjise rajonale te grumbullimit te mbeturinave do te japim ndihmesen tone per te kursyer token dhe per te grumbulluar mbeturinat ne ambiente qe nuk demtojne jeten e qytetareve.

Albert Sanxhaku LSI Nje menaxhim i mire i mbetjeve urbane do te vije si pasoje e zbatimit te planit strategjik te qeverise shqiptare mbi mbetjet urbane. Fale bashkepunimit me qeverine shqiptare dhe me Ministrine e Mjedisit Ministrine e Puneve Publike tashme kemi perfunduar studimin mbi menaxhimin e mbetjeve urbane ndarjen dhe konservimin e kryer nga nje kompani austriake me pervoje shumevjecare ne kete sektor. Dhe brenda vitit 2011 - 2012 fale nje investimi te premtuar edhe nga qeveria shqiptare prej 35 milion eurosh ky problem do te quhet i perfunduar. Ky projekt perfshin edhe mbylljen e fushes aktuale te depozitimit te mbetjeve urbane dhe ndertimin e nje landfilli.

A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime

Fatos Tushe PS Qyteti i Lushnjes ka burime intelektuale te mjaftueshme per te drejtuar komunitetin e vet ne kater vitet e ardhshme. Investimi intelektual do te jete prioritar ne punen tone. Kthimi i institucionit te Bashkise ne parametrat e nje bashkeqeverisje me standarde ku aftesia profesionale perkushtimi ne detyre dhe respektimi i ligjit do te jene moto e punes se stafit tone.

Albert Sanxhaku LSI Natyrisht qe te gjitha keto investime nuk mund te perballohen dot vetem nga buxheti i pushtetit lokal por fale bashkepunimit me pushtetin qendror dhe aktualisht per te gjitha projektet e lartpermendura jane firmosur kontratat perkatese me qeverine shqiptare Ministrine e Puneve publike donatore te ndryshem.

Si e cilesoni nivelin e kriminalitetit ne qytetin tuaj

Fatos Tushe PS Niveli i ulet ekonomik i qytetareve bene shpesh qe rastet e kriminalitetit te shfaqen. Pa dyshim forcimi i ligjit bashkepunimi me strukturat e Policise Shtetit Policise Qarkullimit Rrugore do ti sherbeje uljes dhe minimizimit te rasteve te kriminalitetit.

Albert Sanxhaku LSI Bashkia Lushnje fale bashkerendimit te punes se deritanishme midis te gjitha institucioneve vendore ka arritur ta ule shkallen e kriminalitetit ne qytet. Lufta e vazhduar kunder droges krimit te organizuar pra ulja e kriminalitetit ne pergjithesi dhe rritja e sigurise se jetes dhe te biznesit ne qytetin e Lushnjes ka bere qe te ndihet kjo siguri dhe ne bizneset e reja qe po hapen aktualisht. Sipas raportit te fundit mbi sigurine e jetes qyteti i Lushnjes renditet nga qytetet me te sigurta ne shkalle kombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›