E Diel, 1 Nëntor 2026

Zeqo Ndalimi i prokurimeve nga vendoret eshte antikushtetues

FIER - Kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqo ka reaguar lidhur me nje vendim te koheve te fundit te ekzekutivit shqiptar per ndalimin e prokurimeve nga ana e pushtetit vendor. Sipas tij ky vendim i cili ka hyre ne fuqi nga muaji gusht e deri ne fund te vitit 2010 eshte absurd dhe antikushtetues. Ai e ka cilesuar nje vendim te tille si nje mjet per te luftuar ne betejen e afert te zgjedhjeve vendore. Ky vendim - shprehet Zeqo - cenon autonomine e pushtetit vendor te percaktuar qarte ne Kushtetute dhe ne Karten Evropiane te Autonomise se Pushtetit Vendor e ratifikuar kjo edhe nga Kuvendi i Shqiperise. Nderkohe kryebashkiaku shton se kjo nisme e qeverise synon ndalimin e investimeve ne bashkite dhe komunat e majta pasi te djathtat jane favorizuar ne kete drejtim si te perkedhelurat e qeverise dhe nuk cenohen nga VKM qe ndalon prokurimet publike. Vendimi i qeverise per te ndaluar komunat dhe bashkite te kryejne procedurat e tenderimit per investime publike eshte jo vetem i paprecedente por edhe antiligjor - thote kryebashkiaku i Fierit. - Nuk ka kuptim dhe logjike ky urdherim perderisa koncepti i autonomise vendore nenkupton qe te ardhurat e veta bashkia i menaxhon ne menyre te pavarur. Jane keto te ardhura qe ia dorezojme buxhetit te shtetit ne forme tatimi. Zeqo e cileson vendimin ne fjale me prapavije politike. Ata synojne qe te pergatisin terrenin per zgjedhjet e ardhshme lokale per tu thene qytetareve se ne nuk kemi investuar. Sigurisht qe bashkite e djathta nuk cenohen nga ky vendim pasi kane pasur bollek investimesh si psh Shkodra vitet e fundit shprehet kryebashkiaku i Fierit. Vendimi i botuar ne fletoren zyrtare pak dite me pare vjen me argumentimin se nuk ka kohe qe te levrohen fondet brenda ketij viti. Kjo do te thote se nese njesite vendore kane kryer tenderime per investime pas muajit korrik duhet te paguajne vete per projektet pasi arka e shtetit nuk u jep asnje qindarke deri vitin qe vjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›