E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdhunimi i te mitures ne Ardenice kapet i dyshuari

VLOR- Arrestohet nga policia me urdher te prokurorise se Vlores Bardhi Dervishani i dyshuari si autor i perdhunimit te vajzes 9- vjecare ne fshatin Ardenice te Lushnjes ngjarje e ndodhur ne fund te muajt qershor te ketij viti. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes dhe Policise se Shtetit te cilet thane se hetimi dy mujor i prokurorit Edison Ademi oficerit Arben Jorgaqi coi ne zbardhjen e autoresise se krimit makaber. Sipas burimeve nga hetimi eshte arritur te provohet se Bardhi Dervishani i njohur ne fshatin Ardenice si njeri me probleme morali eshte personi qe me 26 qershor 2010 abuzoi seksualisht me te mituren 9- vjecare. Bazuar provat e gjetura nga hetimiprokurori i ceshtjes urdheroi arrestimin e Dervishanit te cilit dje Gjykata e Vlores i vendosi masen e sigurise arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve. Po dje prokurori i ceshtjes urdheroi lirimin e menjehershem te nje adoleshenti 17- vjecar nga fshati Ardenice i cili ishte arrestuar tri dite pas perdhunimit te vajzes 9- vjecare. Arrestimi i tij ne ate kohe u krye nga policia e Lushnjes pas dyshimeve se ai ishte autori i krimit. Meqenese i dyshuari ishte 17- vjecar dosja i kaloi per kompetence Prokurorise se Vlores ne seksionin per te mitur. Hetuesit perkates nga hetimi gati tremujor konkluduan se alibia e te dyshuarit ishte e vertete dhe se ai nuk kishte te bente me perdhunimin e te mitures. Ky perfundim u vertetua edhe nga paraqitja per njohje qe prokuroria kreu me vajzen dhe adoleshentin. E demtuara mohoi ne menyre kategorike qe 17 vjecari ta kishte perdhunuar. Bazuar ne keto fakte hetimet u perqendruan ne fshatin Ardenice ku u moren ne pyetje te gjithe banoret qe kishin shtepine prane vendit ku kishte kaluar 9 vjecarja me perdhunuesin. Ky vend ishte treguar me detaje nga vete e mitura ne prani te nje psikologeje. Nga pyetja e banoreve prokuroret konkluduan se vajza diten e perdhunimit ishte pare me shtetasin Bardhi Dervishani. Ai u shoqerua ne ambientet e policise dhe u perball me te mituren 9 vjecare e cila sapo e pa te dyshuarin e identifikoi duke u ndjere e frikesuar karshi tij. Menjehere sipas akuzes eshte urdheruar arrestimi i tij dhe lirimi i menjehershem i 17- vjecarit F.H. Per kete te fundit banoret e zones dhe familjaret e tij u ngriten ne proteste dy dite pas arrestimit duke kerkuar lirimin e tij. Sipas policise ngjarja per te cilen akuzohet Dervishani ka ndodhur me 26 qershor 2010 ne fshatin Ardenice ku 9 -vjecarja pasi eshte mashtruar nga i dyshuari eshte derguar ne afersi te nje bunkeri ku edhe eshte ushtruar dhune seksuale ndaj saj. Vajza jetonte me gjysherit per shkak se babai dhe nena e saj kishinemigruar ne Greqi. Pas kallezimit policia arrestoi nje 45- vjecar i cili nga akt-ekspertimi mjekoligjor rezultoi se ishte impotent. Me pas ai u lirua dhe u arrestua 17- vjecari F.H. si i dyshuar duke u mbajtur i izoluar ne qeli me masen e sigurise arrest me burg deri diten e djeshme kur prokurori i ceshtjes urdheroi lirimin dhe pushimin e hetimeve ndaj tij ndersa u arrestua personi qe sipas prokurorise dyshohet se fundmi te kete kryer krimin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›