Vrane shokun per foto ne facebook dy te pandehur
TIRAN- Dy shoke te akuzuar per vrasje nga pakujdesia kur benin foto per ti perdorur per ne rrjetin social Facebook pritet te te gjykohen ne gjykaten e Tiranes per ngjarjen e ndodhur me nente maj te ketij viti ne Koder Kamez. Lajmi behet i ditur nga burime zyrtare te Prokurorise se Tiranes si dhe te Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet ku edhe eshte dorezuar dosja penale e hetuar nga organi i akuzes. Gertian Xhika 17 vjec dhe Mirsel Gjoka 19 vjec shoke mes tyre te dy banues ne Koder- Kamez akuzohen se kane vrare ne menyre aksidentale shokun e tyre Bledar Lusha 18 vjec banues po ne Koder Kamez. Ngjarja ndodhi ne banesen e Gertian Xhikes i cili i kishte ftuar dy shoket e tij ku sipas planit te tre shoket duhej te benin foto me njeri- tjetrin me arme ne duar per ti perdorur ne rrjetin social facebook. Te dyshoket Xhika dhe Gjoka akuzohen se gjate demonstrimeve te tyre kane vrare aksidentalisht shokun e tyre Bledar Lushen. Viktima sipas burimeve te policise dhe te prokurorise pas hetimit te kryer eshte zbuluar se eshte qelluar nje here me plumb ne fytyre cka i ka shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. Pas hetimit disa mujor te kryer nga prokuroria e Tiranes dhe zyra e hetimit te vrasjeve eshte provuar sipas burimeve ngjarja aksidentale e kryer nga dy shoket. Pervec akuzes se vrasjes nga pakujdesia Xhika dhe Gjoka akuzohen nga prokuroria edhe per vepren penale te prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake. Nga hetimet paraprake qe kishte kryer policia ne vendin e ngjarjes dhe nga marrja e deklarimeve te dy deshmitareve te ngjarjes. Mungesa e dijenise se plote per funksionimin e armes dhe sigurine qe duhet pasur per te evituar ngjarjet aksidentale ka bere qe tre adoleshentet te luanin me shulin e automatikut duke futur dhe nxjerre fishekun nga foleja. Fisheku duhet te kete mbetur ne fole edhe ne momentin kur tre adoleshentet kane nisur te imitojne skena filmash dhe te bejne foto me armen.Ne nje nga keto momente kur Gjoka ia kishte drejtuar armen ne fytyre Lushes eshte realizuar nje shkrehje e pavullnetshme por qe ka rezultuar fatale per jeten e 18-vjecarit. Burimet thane se nuk ka qene e mundur asnje ndihme apo veprim tjeter qe te mund te evitonte vdekjen e Lushes i cili kishte marre plage mjaft te rende. Policia arrestoi te dyshuarit ndersa hetimi i prokurorise zbuloi dhe provoi autoresine e krimit ndersa me teper se kater muaj me pas ngjarjes dhe hetimit dosja u dergua per shqyrtim ne Gjykaten e Tiranes.