E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, mbeturinat spitalorekërcënim serioz për shëndetine banorëve

KRUJE- Hedhja e mbeturinave spitalore në ambiente të hapura dhe eliminimi i tyre përmes djegies po shqetëson gjithnjë e më tepër banorët e komunës Cudhi në Krujë.
Ata thonë se era e rëndë, tymi dhe përhapja e mbeturinave kërcënon shëndetin e tyre dhe të bagëtisë që kullot në zonën aty pranë.
Ndërkohë, sipas kreut të komunës pasojat e kësaj ndotje ndjehen edhe në zona të tjera, pasi banorët vadisin tokat me ujin e përroit ku hidhen mbeturinat spitalore.

Nga ana e tyre drejtuesit e shërbimit spitalor thonë se po presin nënshkrimin e një kontrate me një firmë e cila do të menaxhojë eliminimin e mbeturinave spitalore.

Pak ditë më parë, Inspektoriati i Mjedisit në Durrës penalizoi spitalin e Krujës me 2 milionë lekë të reja gjobë dhe Poliklinikën e Fushë Krujës me 1 milionë lekë të reja, me arsyetimin se mbeturinat spitalore janë bërë shkak për ndotjen e mjedisit duke u kthyer në kërcënim serioz për jetën e banorëve.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›