"ëmbëlsira", prangosen katër trafikantë droge
Nga operacioni i koduar “ëmbëlsira” në pranga ranë shtetasit:
1. Aldjon Pirra, vjeç 32, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë.
2. Petrit Asqeri Topi, vjeç 33, banues në Barbullinjë, Lushnjë.
3. Brahim Asqeri Topi, vjeç 40, banues në Barbullinjë, Lushnjë.
4. Afrim Maliq Muka, vjeç 38, lindur në Fier dhe banues ne Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në ekzekutim të vendimeve penale të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu po, në kuadër të këtij operacioni u krye ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ndaj shtetases: Enkelejda Topi, vjeç 35, banuese në Barbullinjë Lushnjë.
Ky operacion ka startuar që prej fillimit të vitit 2010 dhe në kuadër të tij janë evidentuar gjithsej 5 raste, ku nga Policia e Shtetit janë arrestuar në qytete të ndryshme të vendit edhe 13 shtetas të tjerë, të cilët janë kapur në flagrancë duke trafikuar lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Gjithsej deri në këtë fazë përmbyllëse të operacionit numri i të arrestuarve shkon në 18 persona, ndërkohë që është sekuestruar një sasi prej rreth 600 Kg lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa, destinacioni i të cilës ka qenë shteti Grek.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.