E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpaloset Freedom Fest

Kanë mbetur rreth 13 ditë kur një fushë vetëm pak kilometra nga Prishtina në drejtim të Shkupit pritet të mbushet me njerëz.

Është fjala për edicionin e dytë të festivalit më të madh në Kosovë, “Freedom Fest”, i cili mbahet më 12 dhe 13 qershor.

Edicioni parë kishte filluar vjet duke sjellë një atmosferë që për shumë qytetarë u përjetua për të parën herë apo nuk u përjetua me vite të tëra.

Shansi po troket për të dytën herë dhe Freedom Fest tashmë sjell emrat definitiv të atyre që do të performojnë.

“Fakti që po e organizojmë edhe sivjet është një shenjë e mirë dhe konfirmim që ky festival do të jetë tradicional”, thotë Arientin Abdyli nga Freedom Fest.

Në krahë të këtij festivali përveç institucioneve qeveritar në krah iu është dalë edhe kampanja Kosovo Young Europeans që vjen me sloganin “Liria e lëvizjes” .

Të dalim pak tek organizmi. Nëse gjatë viti të kaluar ka qenë pa para atëherë këtë vit hyrja për një natë në Freedom Fest do të jetë 5 euro për natë ndërsa shitja e biletave do të bëhet në kafiteri të ndryshme të Prishtinës.

“Pse ky çmim, përse përkrahja për fat të keq ka qenë shumë e mangët kësaj radhe”, thotë Abdyli.

Ndonëse është viti i dytë i organizmit edhe kësaj here u dëshmua se biznesi por edhe pjesët tjera të shoqërisë janë larg një investimi që i bëhet kulturës, kësaj here festivalit të vetëm në Kosovë.

“Shpresojmë që vitin tjetër ndoshta nga suksi i këtij edicioni për të cilin jemi të sigurtë do të jetë më lehtë ti mbledhim gjithë, institucionet, shtresën e biznesit, mediat por edhe faktorët tjerë në mënyrë që ky festival të rritet”, tha Abdyli.

Sigurisht që ju kujtohet Riding Dirty dhe reperi Chamillionaire nga SHBA.
Chamillionaire do të jetë ylli kryesorë i natës së parë. Muzika do të fillojë nga ora 16:00 – 17 : 00 së pari me Dj lokal por edhe të huaj, ndërsa duke lënë kështu prapa edhe më shumë bende dhe artistë tjera. Më poshtë gjeni emrat e artistëve të cilët do të përformojnë ndërsa emri më i madh në natën e parë është reperi nga SHBA-të Chamillionaire. Sigurisht se ju kujtohet hiti i tij i njohur Riding Dirty ndërsa Chamillionaire së fundmi ka fituar edhe një çmim Grammy. “Jemi munduar ti mbledhim gjitha zhanret dhe njeriu kryesor është Chamillionaire, i cili ka fituar Grammy ndërsa po promovon edhe albumin Venom”, tha Abdyli. Ndërsa dita e dytë e këtij festivali apo 13 qershori do të jetë po ashtu interesante. Si yje të kësaj nate do të jenë bendi shumë i njohur botërorë Stereo MC’s po ashtu Roni Size & Dynamite MC.

Të mos harrohet edhe performanca e dy bendeve lokale Troja dhe Jericho ndërsa më poshtë gjeni edhe emrat e përformuesve të tjerë që do të jenë prezent. Freedom Fest do ta ketë vetëm një binë të performuesve dhe jo dy ashtu siq ishte paralajmëruar më parë ndërsa nga organizatorët e këtij festivali ëhstë premtuar një sistem më i mirë i zërimit.
Poashtu sponozri i këtij organizmi “Kosovo Young Europeans” që nga 1 qershori do të fillojë me reklamimin e këtij festivali në disa gazeta të rajonit si në tri gazeta të Maqedonisë, tri të Serbisë, dy gazeta në Shqipëri dhe një në Mal të zi por jo edhe në Evropë.

“Ne jemi nisur nga logjika që ndoshta njerëzit nga Gjermania, Zvicra do të jetë shumë vështirë të jenë këtu. Kurse njerëzit nga Mali i Zi, Sarajeva, Shqipëria, Maqedonia e kanë më afër dhe mund të vinë”, tha Abdyli.

Programi

E shtunë/12 qershor

Chamillioner
Dreadzone
Red Snaper
The Bonze
Utility
Bob De Rosa
BimBimma & Valon
Likatek

E diell/13 qershor

Stereo MC’s
Roni Size &
Dynamite Mc
Troja
Jericho
The Glasses
Transformers
Hendikeps
Labinot Sponca

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›