Art Jodiplomatik

Duke filluar që nga dita e hënë (12 mars) e deri më datën 17 mars, afro 100 artistë dhe artiste do të paraqesin krijimet e tyre në Sarajevë dhe në Banjallukë. E gjithë kjo është pjesë e projektit të ri të Festivalit Ndërkombëtar Teatror MESS, të emërtuar si “Undiplomatic Art”.
I krijuar me mbështetjen e Fondit për Shoqëri të Hapur të BeH dhe Ambasadës së SHBA në Sarajevë, me qëllim të tejkalimit të kufijve dhe të rrënimit të stereotipeve, dhe për promovimin e krijimtarisë kulturore jashtë-institucionale, ky projekt i parë i këtij lloji është realizuar me qëllim të lidhjes kulturore të dy qyteteve më të mëdha në BeH, Sarajevës dhe Banjallukës.
Programi, i cili do të zhvillohet tre herë gjatë këtij viti, në fokus do të ketë temat për barazinë gjinore, qytete e ndara etnikisht, dhe luftën për të drejtat dhe liritë e njeriut në përgjithësi.