E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëvendës Kryeministri Petroviç në Monako

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, njëherit Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviç po qëndron për vizitë zyrtare në Monako ku ka pasur takime zyrtarë dhe drejtues të lartë atje. Ai ka takuar zj. Marie-Pierre Gramaglia Ministre për Zhvillim dhe Urbanizëm, z. Jose Badia, Ministër i Punëve të Jashtme.

“Në këto takime Petroviç i ka informuar nikoqirët lidhur me progresin e arritur në Kosovë dhe aspekte të ndryshme të qeverisjes, zhvillimit ekonomik dhe kulturor dhe për mundësitë e investimeve në Kosovë”, thuhet në një komunikatë të zyrës për informim të MAPL-së sipas të cilës, në këto takime ka pasur një mirëkuptim të plotë për zhvillimet pozitive të shënuara dhe për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen.

Kjo është vizita e parë zyrtare, që një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, takon strukturat drejtuese në Monako.

Gjatë qëndrimit në Monako, Zëvendës Kryeministri Petrovic pritet të takohet edhe me Kryeministrin e Monakos.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›