Ministri Mujota priti ambasadorin hungarez

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, ka pritur sot në një takim pune ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Lorant Balla, gjatë të cilit është biseduar për vazhdimin si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.
“Si temë e këtij takimi ishte edhe arritja e marrëveshjes për transportin rrugor në mes të të dyja vendeve, e cila marrëveshje tashmë është iniciuar. Përkitazi me këtë pritet që së shpejti, të takohen grupet teknike-profesionale të të dyjave vendeve dhe ta përfundojnë punën rreth propozim tekstit të kësaj marrëveshje”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Infrastrukturës.
Ambasadori Balla është interesua rreth punimeve në projektin e Autostradës Vërmicë-Merdar por edhe rreth projekteve tjera të infrastrukturës rrugore të vendit tonë.
Me këtë rast ministri Mujota e ka informuar ambasadorin Balla se realizimi i punimeve në ndërtimin e Autostradës Vërmicë-Merdar është duke vazhduar, sipas planifikimeve dhe dinamikës së paraparë.