Spanjë: Mbi 60 të vdekur në fatkeqësinë hekurudhore

Në një aksident të rëndë hekurudhor që ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në veriperëndim të Spanjës kanë humur jetën një numër i madh njerëzish. Këtë e ka konfirmuar edhe një zëdhënës i hekurudhave spanjolle Renfe. Ndërsa siç njoftojnë mediet spanjolle bëhet fjalë për së paku 60 jetë të humbura dhe për një numër më të madh të lënduarish në këtë fatkeqësi, transmeton albinfo.ch.
Aksidenti ka ndodhur në qyteti qytetin e njohur si qendër e rëndësishme e pelegrinazhit katolik, Sandtiago de Compostela. Treni është përplasur pak para se të hynte në stacionin hekurudhor.
Bëhet fjalë për një tren të shpejtë që po vinte nga Madridi, i cili kishte dalë nga bunarët pak para se të mbërrinte në kryeqytetin e regjionit të Galicisë. Që të gjithë, 13 vagonët e trenit janë përmbysur. /Indeksonline/