Zëvendësi i presidentit Obama mbërrin në Kosovë, Prishtina e pret si hero
Zëvendëspresidenti amerikan, Jozef Baiden, arriti për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, i cili fillimisht zbriti në Aeroportin Ushtarak të Prishtinës, i cili u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të vendit tone, Skënder Hyseni, znj. e pare e shtetit, Sejdiu dhe udhëheqës tjerë të lartë të shtetit. Z. Bajden është pritur nga një numër i madh qytetarësh duke filluar nga ANP-ja e deri në Prishtinë. Nën presidenti amerikan Bajden, në Prishtinë, do të takohet me presidentin e vendit, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe më pas do të mbajë një fjalim përpara ligjvënësve të Kuvendit të Kosovës. Prishtina sot është zbukuruar gjithandej me flamuj amerikanë dhe ata të Kosovës dhe me mbishkrime në të cilat shprehet mikpritja dhe falënderimi për nënpresidentin amerikan. Udhëheqësit e institucioneve dhe përfaqësuesit e lartë politikë thonë se vizita e zotit Bajden në Kosovë riafirmon mbështetjen dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për Kosovën, por edhe për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon.Si zakonisht gjatë vizitave të larta shtetërore, organet e sigurisë së rendit në Kosovë tregojnë gatishmëri të lartë për të siguruar njeriun dhe mikun e kombit tonë, Jozef Biden. Z. Bajden është i njohur si njëri ndër autoritetet më këmbëngulëse në mbrojten e shqiptarëve, nga regjimi famëkeq i diktatorit Millosheviq. Jo Biden, është pritur si hero i vërtet në Kosovë.
...