E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt fundit pajisja me karta identiteti n� Fush�-Kruj�


Proçesi i pajisjes me karta identiteti i qytetarëve pa pasaporta në bashkinë e Fushë Krujës, rreth 20 km larg kryeqytetit Tiranës, po shkon drejt fundit. Nga 5500 qytetarë, që sipas Ministrisë së Brendshme nuk dispononin pasaporta, deri tani janë pajisur me kartat


elektronike 4900 prej tyre. "Zyra e aplikimit po punon intensivisht për ta përfunduar sa më shpejt këtë proces të rëndësishëm, veçanërisht për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit", thanë punonjës të bashkisë së Fushë Krujës. Qyteti i Fushë Krujës dhe gjashtë fshatrat që bëjnë pjesë në këtë bashki numërojnë rreth 25 mijë banorë gjithsej. Letërnjoftimet e reja elektonike, me të cilat po pajisen qytetarët shqiptarë, përfaqësojnë fjalën e fundit të teknologjisë në këtë fushë. Ato janë të pajisura me elementë maksimalë sigurie duke përbërë një garanci më shumë edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›