Duke e konsideruar mbarevajtjen e procesit zgjedhor si nje prioritet aktual te qeverise shqiptare, me nje theks te vecante ne procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian, zv/kryeministrj
Duke e konsideruar mbarevajtjen e procesit zgjedhor si nje prioritet aktual te qeverise shqiptare, me nje theks te vecante ne procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian, zv/kryeministrja dhe ministrja e Shtetit per Integrimin Evropian, znj Ermelinda Meksi ne rolin e kryenegociatores per Marreveshjen e Asociim-Stabilizimit ka iniciuar dhe drejtuar sot nje tryeze konsultative mbi procesin zgjedhor me pjesemarrjen e te gjithe aktoreve qe kontribuojne ne mbarevajtjen e ketij procesi. Te pranishem ne tryeze ishin kryetari I Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, ambasadori I OSBE-se ne Tirane, z. Osmo Lipponen, I ngarkuari me pune I Komisonit te Bashkimit Evropian, a.i. z. Hubert Petit, Avokati I Popullit, z.Ermir Dobjani, Drejtori I Projektit IFES ne Tirane, z. Dickson Bailey si dhe perfaqesues te Ministrise se Rendit, te Pushtetit Lokal, Ministrise se Jashtme, te Komisionit Parlamentar Bi-partizan per zgjedhjet, etj.
Qellimi I ketij takimi ishte krijimi i nje tablloje te plote te zhvillimeve ne procesin zgjedhor, te rolit te secilit prej aktoreve ne te si dhe te arritjeve te deritanishme dhe te sfidave te ardhshme duke integruar informacionin qe vjen nga strukturat e ndryshme qeveritare, ligjvenese apo te pavarura.
"Për ne të gjithë ështe e nevojshme të realizojmë dhe të demonstrojmë zhvillim të procesit zgjedhor në përputhje me standartet evropiane. Në këtë kuadër rëndësi të vecantë merr sigurimi i Garancisë Proceduriale si dhe sigurimi i së drejtës së vëzhgimit nga organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, si dhe organizatat ndërkombëtare të specializuara dhe të angazhuara për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e shteteve të huaja dhe media."-është shprehur znj. Meksi.
Zv/kryeministrja Meksi ka vlerësuar në vecanti punën e strukturave të përfshira në procesin zgjedhor për sa i përket realizimit të rekomandimeve të OSBE/ODHIR dhe miratimit të amendimit të kodit zgjedhor, bashkëpunimit ndërmjet qeverisë, institucioneve të pavaruara dhe partive politike si dhe në zgjidhjen e problemeve te mundshme me korrektësi dhe me një frymë konstruktive.
Duke vleresuar iniciativen per organizimin e kesaj tryeze, pjesemarresit kane konfirmuar angazhimet perkatese sipas rolit te secilit institucion qe ato perfaqesojne per zhvillimin e zgjedhjeve te tetorit sipas standarteve evropiane si dhe kane paraqitur nje permbledhje te punes se deritanishme dhe problematikes se hasur gjate procesit.
Ambasadori i OSBE-se ne Tirane, z. Osmo Lipponen vleresoi si shume te rendesishme organizimin e kesaj tryeze, te cilen e cilesoi si shprehje te frymes se transparences qe duhet te pershkoje procesin zgjedhor ne funksion te besueshmerise dhe suksesit te ketij procesi. Z. Lipponen ka rikonfirmuar perfshirjen e OSBE-se ne procesin e rritjes se informimit publik ne te gjitha nivelet dhe trainimit jo vetem te aktoreve te perfshire ne proces, por dhe medias si dhe rritjen e kapaciteteve monitoruese. z. Lipponen ka theksuar se pa frymen e konsensusit te te gjithe forcave politike, permiresimet teknike dhe logjistike nuk do mund te garantojne zhvillimin e zgjedhjeve te tetorit sipas parametrave evropiane.
I ngarkuari me pune I Komisionit Evropian ne Tirane, z. Hubert Petit falenderoi ne menyre te vecante zv/kryeministren Meksi dhe konfirmoi ne emer te Komisionit mbeshtetjen ndaj punes se saj dhe institucionit qe ajo perfaqeson ne kete proces dhe ne vecanti per rritjen e frymes se transparences si nje kusht I domosdoshem per mbarevajtjen e procesit zgjedhor.
Duke falenderuar per pjesemarrjen aktive ne informimin e kesaj tryeze, zv/kryeministrja Meksi theksoi se suksesi I procesit zgjedhor varet nga vullneti i te gjithe forcave politike shqiptare, te cilin e konsideroi si nje test real per realizimin e konsensusit per procesin e Stabilizim-Asociimit.