Zëvendëspresidenti i KE-së Barrot shprehet se Komisioni e mirëpret progresin e Shqipërisë

Komisioni Europian në një njoftim për mediat është shprehur lidhur me takimin me autoritetet shqiptare për zhvillimet e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së. Sipas kësaj deklarate KE-ja shprehet se ka marrë në konsideratë përparimin e raportuar dhe e ka inkurajuar Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet e saj për t'u përgatitur për hyrjen në fuqi të MSA-së. Një zbatim i kënaqshëm i MSA-së, duke filluar më çështjet tregtare të Marrëveshjes së Ndërmjetme, është i rëndësishëm për përparimin e mëtejshëm drejt BE-së. Për më tepër, përparime në fusha si transporti, energjia dhe mjedisi mund t'i shërbejnë ndjeshëm zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të saj thuhet në deklaratë
...