PD i jep “leksione” ligji PS-së
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Një ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të lustracionit, zëdhënësi i Grupit Parlamentar Demokrat, Aldo Bumçi, tregon hapat nëpër të cilat do të kalojë zbatimi i tij. Sipas Bumçit, ankimi i bërë nga socialistët në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e pastërtisë së figurave, nuk e pengon zbatimin e tij, për sa kohë që kjo gjykatë nuk merr ndonjë vendim për pezullimin e ligjit gjatë kohës që ai është nën shqyrtim. Deputeti i PD-së nënvizoi më tej se “dënojmë me forcë përpjekjet e dështuara dhe të pashpresa të Edi Ramës për të penguar dënimin e krimit të regjimit komunist. Me këtë Edi Rama faktoi se u kthye në identitet dhe se e drejta dhe morali nuk kanë për të asnjë vlerë përpara mbylljes së arkivit familjar, të firmave që ka vendosur i ati dhe daja i tij, të cilët persekutuan me dhjetëra intelektualë dhe shqiptarë të pafajshëm që nga viti 1946 deri në 90-ën. Edi Rama, me sa duket, në një situatë të implikimit familjar, të cilin ne jemi të detyruar t ia bëjmë publikut shqiptar transparent dosje për dosje, se çfarë përfaqëson në fakt ai, si pinjoll i një prej trashëgimive më kriminale të regjimit të shkuar. Mazhoranca po kërkon në mënyrë shumë të qytetëruar që të ndajë Shqipërinë nga e kaluara e saj e errët nën diktaturë, por Kryetari i PS-së, për shkak të lidhjeve të vjetra, po mban peng gjithë opozitën duke marrë kështu përsipër krimet monstruoze kundër njerëzimit, të cilat në asnjë rast dhe rrethanë nuk mund të parashkruhen”, - deklaroi Bumçi. Interesimit të medias për çështjen e ankimimit nga ana e PS-së në Gjykatë Kushtetuese, dhe hapat që do të ndjekë mazhoranca, nëse do të rrëzohet në këtë Gjykatë, zëdhënësi i Grupit Parlamentar të PD-së iu përgjigj se “ligji është në fuqi. Dhe për sa kohë ai është në fuqi, gjithçka që parashikon ai do të zbatohet. Me ngritjen e autoritetit të pastrimit të figurës dhe çdo hap tjetër që parashikon ligji, dërgimi i ligjit në Gjykatën Kushtetuese nuk pengon hapat që parashikon ai. Për sa u përket pikave të cilat PS-ja ka publikuar për antikushtetutshmërinë, unë nuk jam njohur me to, por ju them që ligji është kushtetues. Ligj të tillë ka kaluar vendet e Lindjes, që tashmë janë në BE, siç është Çekia, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria, dhe Gjykata Kushtetuese e Çekisë e ka cilësuar ligjin çek si kushtetues, të njëjtën gjë ka bërë edhe gjykata sllovake. Nuk mendoj se gjykatat e këtyre vendeve nuk reflektojnë standardet më të larta në këtë fushë. Ne nuk jemi në konflikt me askënd dhe do të zbatojmë një standard që është pranuar në gjithë Evropën Lindore. Atë që bënë vite më parë Çekia, Polonia dhe Hungaria, atë po bën edhe Shqipëria sot. Po zbatojmë një standard moral shumë të rëndësishëm për një shoqëri paskomuniste, standard i cili ka qenë i munguar deri më sot në një farë mase”,- përfundoi deputeti i PD-së, Aldo Bumçi.
Ky lajm është publikuar: 31/01/2009