E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjatet me një vit mandati i misionit paqeruajtës i BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për zgjatjen edhe me një vit të mandatit të misionit paqeruajtës dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë.  

I njohur si EUFOR Althea, misioni përbëhet nga rreth 1.100 ushtarë nga 20 shtete që janë dislokuar në Bosnje që nga viti 2004, dhe mandati i këtij misioni është zgjatur çdo vit.  

Këtë vit, këtij misionit i skadonte mandati më 3 nëntor.  Përfaqësuesi i lartë për Bosnjën, Christian Schmidt, tha në raportimin e tij se EUFOR vijon të luajë rol jetësor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Bosnjë dhe prezenca e tij është ende e nevojshme.  

EUFOR-i është pjesërisht i ngarkuar me sigurimin e rendit civil dhe respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit së bashku me përfaqësuesin e lartë europian, Christian Schmidt. 

Më shumë se 100.000 njerëz humbën jetën në Luftën e viteve 1992-95  në Bosnjë që përdfundoi me nënshkrimin nga udhëheqësit serbë, kroatë dhe boshnjakë të marrëveshjes së Dejtonin, e ndërmjetësuar nga SHBA. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›