E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjatimi i Bulevardit, sot shpallet fituesi

Sot pritet të shpallet edhe projekti fitues për zgjatimin e Bulevardit të Tiranës.  Edhe pse maketet janë prezantuar gjatë për publikun, studiot finaliste "Grimshaw" dhe "DAR Group" prej dy ditësh kanë paraqitur argumentet mbrojtëse për master planin e tyre.
 

Ndërkohë ditën e djeshme, kryeministri Berisha u ka lënë edhe një kusht projekteve finaliste që mund të bëjnë ndërhyrjet e fundit. Kushti është një Tiranë e ngjashme me kryeqytetet europiane duke marrë në konsideratë edhe zgjedhjen e qytetarëve.
 

Dy studiot, ajo turko-britanikja "DAR Group" dhe britanikja "Grimshaw", kanë risjellë edhe një herë projektet e tyre duke marrë në konsiderat edhe konsultën e fundit. Studio Dar ka ulur koston me 56% pra rreth 20 milon euro duke vlerësuar si kosto të fundit 20-25 milion euro. Kjo studio ka ngushtuar me 100 m gjerësinë e bulevardit nga 170 që parashikohej në prezantimin e parë. Gjithashtu studioja propozon që bulevadi të jetë vetëm pedonal dhe ndërtesat të mos jenë më shumë se 10 katëshe.

Ndërsa studio "Grimshaw" parashikon që bulevardi të ketë 3 sheshe si sheshi i pallatit të drejtësisë, sheshi komercial ku do jenë qëndrat tregtare dhe sheshin e kulturës. Në këtë master plan gjerësia e bulevardit është parashikuar 60 m.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›