E Diel, 1 Nëntor 2026

Drama e një homoseksuali: Familja më ka braktisur, shoqëria më dhunon

TIRANE Në një kohë kur një nga debatet me të nxehta të ditëve të fundit është ai i gej-paradës së 17 majit në Tiranë, një 26-vjeçar homoseksual po përjeton tmerrin e të qënit ndryshe. I dhunuar, i përbuzur dhe i përjashtuar nga familja dhe rrethi i tij shoqëror, ai duket se nuk ka më besim në asgjë. F.Sh., 26 vjeç është banor i kryeqytetit që kur familja e tij u zhvendos nga veriu. Por mendimi se njerëzit e metropolit do ta kuptonin më lehtë se ata më mendësinë tradicionale të veriut nuk i rezultoi i saktë. E takojmë në trenin e linjës Tiranë-Durrës. Teksa bënim një vëzhgim për llogari të një reportazhi e gjejmë të vetëm në një nga dhomat e vagonit të fundit. Një shenjë e mavijour i shquhet lehtë në fytyrë. Druhet fillimisht, por vetëm pasi i kemi bërë paksa shoqëri, na jep aq besim për të shfryrë dufin që mban brenda. Në pamje nuk ka ndryshim nga njerëzit e tjerë. I veshur po ashtu si bashkëmoshatarët e tij. Po aq i ngjashëm e njëkohësisht aq ndryshe. I përket orientimit gei. Nuk mund të kthehem më në shtëpi. Familja nuk më pranon. As shoqëria. Askush nuk më dha një dorë. E mbajta të fshehur për një kohë të gjatë, por rastësisht u zbulova, rrëfen ai, vetëm pasi është bindur që emri i tij do të botohet vetëm me iniciale. Boll njerëz më janë vënë kundër, nuk mund të duroj më të tjerë, argumenton ai. Historia e tij është pak a shumë si ajo e homoseksualëve të tjerë në Shqipëri. Ai ka disa vite që e ndjen vetëm i tillë, por nuk ia kishte treguar këtë askujt, përveç një djali tjetër, me të cilin pati krijuar një raport. Për një farë kohë e ka ruajtur në ilegalitet lidhjen, derisa një ditë është zbuluar rastësisht nga familja. Që në atë moment filloi tmerri për mua! Ne jemi veriorë. Nderin e kemi të rrënjosur thellë në gjak! E dija që do të ishte e rëndë për ta!, rrëfen F.Sh. Biseda duhet të vijojë edhe pak që ai të tregojë është dhunuar nga babai i tij dhe nga daja. Nuk mund të rrija më në familje! Babai ka qenë gjithmonë i dhunshëm, që kur isha fëmijë. Tani i druhesha ndonjë marrëzie prej tij. Më akuzoi se e kisha çnderuar. Se i kisha nxirë faqen. Më mohoi si fëmijë, thotë ai ndërkohë që sytë i lëngëzohen. E për fatin e tij të keq, devijanca e tij seksuale nuk është pritur mirë as nga miqtë e tij. Ai nuk tregon ku shkon. Nuk ka besim. Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve i duken farsë dhe jo çka në të vërtetët duhet të bëjnë. Të paktën deri tani nuk ka shkuar në asnjë prej tyre. Ata e kanë më tepër mendjen të promovojnë veten e tyre nëpër ekrane televizive, sesa të merrën vertëtë me ne, shton F.Sh. Ai nuk do tia dijë as për paradën e 17 majit. Do vëtëm të pranohet, ashtu si është.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›