E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjatje oraresh për aplikimin për pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit

Ministria e Brendshme nuk perjashton edhe mundesine e zgjatjes se orareve dhe diteve te sherbimit ne qendrat e aplikimit per pasaporten dhe kartene e identitetit. Zv/ ministri i Brendshem, Ferdinant Poni, ne nje intereviste per Alsat, pohon se eshte rritur ndjeshem, ritmi i aplikimeve.

“Ka pak më shumë se një javë që jemi në kapacitetet maksimale. Aplikimet për pasaporta kanë kaluar mbi 770 mijë. Deri më sot ritmi i prodhimit ndjek normalisht aplikimin, që do të thotë se pak më shumë se 730 mijë pasaporta janë prodhuar dhe të dërguara pranë zyrave të komisariateve të policisë përkatëse, ndërsa rreth 680 mijë pasaporta janë tërhequr nga qytetarët” tha Poni.

Ai sqaron se nese do te kete flusk qe mund te shkoje rreth 9 mije aplikimeve ne dite,atëherë kjo mund te shoqerohet me shtim te afatit te terheqjes se dokumentave te prodhuara.

“Nëse do ketë një rritje të aplikimeve sikurse ndodhi në dhjetor, natyrshëm mund të ketë një rrëshkitje në afatin kohor, por kjo nuk do t’i pengojë qytetarët as të hyjnë as të dalin. Nëse pasaporta e re nuk është prodhuar nuk i pengon askush të shkojnë edhe me dokumentin e vjetër. Nëse është prodhuar dhe e kanë vizën, marrin pasaportën e re bashkë me atë të vjetrën, që mos u digjet dhe viza dhe mund të kalojnë” tha Poni.

200 qendra aplikimi funkisonojne ne te gjithe territorine e vendit, ndersa sezoni veror, shton ndjeshem kerkesen e shtetasev per te pajisur me pasaporten dhe karten biometrike.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›