Takimi me zonjën Blair, rrëfen Eni Vasili
Para se te vinte ne Tirane Cherie Blair ka folur ne nje interviste per televizionin Alsat rreth angazhimit te saj per mbrojtjen e te drejtave te grave, per familjen dhe jeten e saj ne krah te kryeminisrit britanik. Eni Vasili, e cila ka zhvilluar kete bisede ne Londer rrëfen detaje te takimit te saj me zonjen Bler.
Si ishte kontakti i parë me Cherie Blair, një zonjë e admirueshme, e vlerësuar në gjithë botën?
- Kontakti ka qenë shumë interesant. Nuk mund të them që nuk kisha emocione sa i takon kësaj interviste dhe takimit me të. Ajo ishte një zonjë e rrallë dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye. Ajo dinte të akomodonte dhe sapo e kam takuar mbaj mend që arrita t’i them vetëm se ‘jam e nderuar’ dhe ‘kam një kënaqësi të veçantë që të takoj’, ndërkohë që ajo m’u kthye me një kompliment më të madh se kaq për të më bërë të ndihem shumë mirë pranë saj dhe për të mos më krijuar asnjë lloj kompleksi sa i takon personalitetit që në fakt ajo përfaqëson.
Në momentin që Tony Blair u largua nga Partia Laburiste dhe me rezultatin humbës të laburistëve në zgjedhjet e fundit, u fol shumë, por nuk pati asnjë të vërtetë, që zonja Blair të ishte edhe pasuese e tij në politikë, tashmë që ai e mbaroi jetën aktive në politike...
- Mendoj se kanë qenë spekulime normale të shtypit, pikërisht duke dhe u nisur dhe nga fakti që ajo ka patur një karrierë kaq të rëndësishme në politikë dhe në jetën publike në Angli. Ajo ka qenë gruaja me nivelin më të lartë e një kryeministri në Angli. Pra, ka patur një profil shumë të lartë intelektual. Ajo ka mbaruar me nota të shkëlqyera, pavarësisht se vinte nga një familje e varfër, nga familja e një minatori, e rritur me të ëmën, pasi babai e kishte braktisur të ëmën ku kur ajo ishte ende fëmijë. Ajo ndoqi më pas shkollat më të mira në Angli dhe pati rezultatet më të shkëlqyera të mundshme. Pikërisht për këtë mënyrë se si ajo iu afrua jetës publike në Angli, u mendua se pikërisht për këtë arsye. Ajo ishte një shtysë shumë e fortë në vendimmarrjen e Tony Blair, jo vetëm në vendimet politike, por edhe për vendimet politike ndërkombëtare, kujtoj këtu çështjen e Kosovës. Gjatë intervistë ajo e përmend se cfarë mbështetje ka qenë për vendimet e Tony Blair, për të marrë më pas vendimin përfundimtar për ndërhyrjen e NATO-s me trupa në Kosovë. Ka qenë një spekulim i shtypit. Unë e pyeta jashtë kamerave pasi ajo nuk preferoi që të pyeste për politikën. Ndoshta ishte dhe momenti që në maj ka patur zgjedhje dhe ajo nuk donte të futej në detajet e politikës duke thënë se ‘ishte krejtësisht e larguar nga jeta aktive politike’.
Gati 10 vjet bashkëshortja e kryeministrit të Britanisë së Madhe, një shteti shumë të fuqishëm, ka qenë në një kohë shumë të gjatë aktiviste në mbarë botën, jo si shumë gra kryeministrash apo presidentësh që nuk kanë rol në këtë pjesë publike, apo jo?
- Kjo është e veçanta e Cherie Blair. Ajo asnjëherë nuk e ka lënë pozitën e saj si grua kryeministre. Ajo detyrën e saj si gruaja e kryeministrit të Anglisë e ka bërë, ne te njejten kohe ka qenë dhe një nënë e shkëlqyer; po të kujtoni ajo ka qenë shtatzanë në kohën që Tony Blair ishte kryeministër. Kjo e bën të veçantë Cherie Blair në aspektin publik të saj pasi ka bërë detyrën si nënë brenda familjes, dhe një nënë shumë e mirë dhe për këtë është admiruar shumë në Angli. Ajo nuk ka lënë pas aktivitetin e saj publik si avokate, si aktiviste e të drejtave të grave në gjithë botën me projekte të panumërta. Do të rendisja projektet e fondacionit “Cherie Blair” për të ndihmuar gra në gjithë botën, sidomos në vendet e pazhvilluara, kryesisht në Afrikë. është një kënaqësi shume e madhe për mua ta takoj për herë të dytë zonjën Blair, këtë rradhë në shtëpinë tonë.
< I mëparshmi