E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e Obamës President ilegale ?

Zgjedhja e Barak Obamës si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të jetë ilegale. Një gjë të tillë e mbështesin disa aksione ligjore të dala në shtete të ndryshme amerikane, sipas të cilave Obama ka lindur në Kenia dhe jo në Havai. Përkthyer ndryshe, ai nuk do të kishte kombësi amerikane, që duhet për t'u bërë e mundur zgjedhja në krye të Shtëpisë së Bardhë. Gjykata e Lartë e Uashingtonit pritet të vlerësojë nëse do të pranojë ose jo të shqyrtojë këtë cështje. Stafi i Presidentit të zgjedhur, iu ishte përgjigjur që në qershorin e kaluar akuzave të tilla, duke treguar një kopje të certifikatës së lindjes në Honolulu të Havait, të Obamës, por kjo nuk ka mjaftuar që komplotistët të heshtin. Ndërkohë që pas fitores së Obamës, si presidenti i parë me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shtetin e Alabamës, është shpallur një rezolutë, e cila shpall 4 nëntorin ditë feste zyrtare. Të paktën kështu thuhet në rezolutën e miratur në këtë shtet. Sipas saj, e hëna e parë e muajit nëntorit çdo vit do të jetë ditë pushimi, ditë feste me pagesë në të gjithë Alabamën. Shteti i vogël në qendër të SHBA-së, Alabama, i cili është i mbi populluar nga raca e zezë në zgjedhjet e 4 nëntorit, votoi rreth 70 përqind për presidentin e zgjedhur Barak Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›