Sofra Tiranase në edicionin e saj të 11-të
Sofra Tiranase ka hapur siparin e saj në edicionin e 11-të. Përvec një spektakli dhe ceremonie, e cila ishte konceptuar si një sofër e vërtetë tiranase u nderuan me çmime speciale dhe personazhet më përfaqësues në fusha të ndryshme, të cilët kanë dhënë një kontribut të lartë në fushat e tyre për vitin 2008. Nën praninë dhe kujdesin e Presidentit Bamir Topi dhe përfaqësueve të Këshillit të Ministrave, figurave më përfaqësuese publike në Shqipëri, ky aktivitet organizohet nga shoqata Tirana dhe kryetari i saj Arben Tafaj. Çmimet më të rëndësishme ishin ato të personazhit të vitit në fushën e medias, me të cilin u vlerësua gazetari i njohur dhe drejtori i TV Ora News Alfred Peza. Çmimi ju dorëzua nga shkrimtari i njohur shqiptar Dritëro Agolli me motivacionin për pasqyrim, profesionalizëm dhe transparencë të informacionit gjatë gjithë karierës së tij si gazetar dhe drejtues i mediave më të rëndësishme në Shqipëri gjatë gjithë karrierës së tij, por veçanërisht nën drejtimin e Tv Ora News.Sofra Tiranase dha 8 çmime të rëndësishme, të cilat vlerësuan si figura të mëdha të jetës politike,sociale, kulturore të vendit, por dhe figurat të reja të cilat vlerësohen si e ardhmja e vendit. Ketë synim ka dhe Sofra Tiranase, e cila promovon ndër vite kulturën e kryeqytetit shqiptar, por kërkon që brez bas brezi kultura të përcohet me vlerat e saj më përfaqësuese tek gjithë brezat që do të vijnë.
Ndërkohë presidenti i Republikës Bamir Topi nderoi me çmimin Mjeshtër i madh i punës piktorin e njohur Naxhi Bakalli. Presidenti vlerësoi vlerat e këtij evenimenti dhe u shreh optimist për përcimin e vlerave nga njëri brez tek tjetri. Për këtë motiv presidenti Topi vlerësoi punën e madhe të brezave të tërë artistësh, të cilët punuan me mish dhe me shpirt për ruajtjen e këtyre vlerave.Ajo çka e ngriti akoma dhe më tepër këtë ceremoni të përvitshme çmimesh ishte dhe spektakli, i konceptuar në formën e një feste të vërtetë, e cila mblidhte bashkë jo vetëm figurat e njohura shqiptare,por dhe gjithë publikun dhe qytetarinë Tiranase, e cila njihet për ahengun e sajë dhe traditën e bukur të muzikës. Emrat më përfaqësues si Valbona Mema, Artiola Toska apo Bijar Cici kënduan bashkë më publikun e pallatit të kongreseve 100 përqind Tiranas. U nderuan me 8 çmime të rëndësishme:Lorna Josa me motivacionin si nxënëse e dalluar dhe sportiste e një niveli të lartë, përfaqësuese e denjë e brezit të saj.Daniel Godel si sportist i dalluar në peshat e rënda dhe për rezulate të larta në këtë lloj sporti.Poeti i njohur Jorgo Papingji u nderua me çmimin Tirana 2008 si mjeshtër i madh i poezisë së kënduar, një çmim që ju dorëzua nga Paskal Milo.Këngëtarja e re në karrierë, por më një potencial të dallueshëm në fushën e këngës Olta Boka u nderua po me çmimin Tirana 2008, për performancën e sajë vërtetë prestigjoze në Eurosong.Jon Col Song mjeku i dalluar në punën e tij u vlerësua si një personazh që vjen nga jashtë kufijve të Shqipërisë, nga Kina, por që ka dhënë një kontribut të shquar si misionar i paqes dhe harmonisë ndërfetare, promovues i vlerave shqiptare në botë. Çmimi ju dorëzua nga Valentina Leskaj.Bukuroshja shqiptare Irsa Demneri u vlerësua me çmimin Tirana 2008 si një ikonë e re e bukurisë dhe një talent premtues në fushën e televizionit dhe kinematografisë.Në edicionin e 11 të sofrës Tiranase vlerësohen përsonazhet që i dhanë jetë qytetit të Tiranës kryesisht, por nëpërmjet tij dhe gjithë Shqipërisë. Janë vlerësime prej shoqatës Tirana, e cila vit pas viti ju jep vlera akoma dhe më të mëdha personazheve më përfaqësues dhe veprave të tyre mjaf domethënëse. Duket se tregohet një kujdes i lartë për të mos lënë jashtë asnjë individ të fushave të ndryshme. ato figura të cilat janë fryma e Tiranës, identiteti i saj dhe ikonat më përfaqësuese të historisë së sajë. Një histori që përçohet brez pas brezi dhe që do të vazhdojë gjatë në familjet, dhe vlerat e pavdekshme të kulturës dhe qytetit të Tiranës.