Zgjedhja e Presidentit, Berisha: PS do dështojë me blerjen e deputetëve!

Ish udhëheqësi i opozitës dhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili po udhëheq grupimin për rithemelimin e PD, tha se maxhoranca do të dështojë me turp në blerjen e votave nga opozita për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. e zgjedhjes së Presidentit të ri, zoti Berisha u shpreh se nëse PS deklaron se nuk e njeh “Rithemelimin”, do të thotë që po tenton të blejë deputetë.
“Propozimet e opozitës do jetë t’i pres biletën kësaj qeverie në arkivat e historisë” tha zoti Berisha.
Një ditë më parë sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri theksoi se PS synon një konsensus mes grupeve parlamentare. Por ai tha se PS i ka votat e nevojshme për ta zgjedhur presidentin, në rast se një gjë e tillë nuk arrihet.