Zgjedhja e Presidentit në "paradhomën" e BE
Diskutimet për procesin e zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, tashmë prej disa javësh i kanë kapërcyer edhe kufijtë e saj shtetërorë.
Pra, krahas opinioneve që kanë shprehur e shprehin vazhdimisht që nga fundi i vitit të kaluar përfaqësuesit më të lartë diplomatikë në Tiranë rreth domosdoshmërisë së zgjedhjes së Presidentit tonë në mënyrë konsensuale, kjo çështje ka zënë vend afirmativisht edhe në axhendat e institucioneve përfaqësuese dhe zbatuese të Bashkimit Europian. Madje, duket se asaj po i jepet gjithnjë e më tepër një peshë gati e njëjtë me atë të reformave, si prioritete të Unionit për akordimin Shqipërisë të statusit të shtetit kandidat për në BE.
Pas largimit prej Tiranës të zotit Mirel, drejtor për integrimin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri ynë Sali Berisha nuk priti as dy ditë që të shfaqej në një ekran të preferuar prej tij dhe gjatë bisedës në studio, iu përgjigj me një qëndrim kategorik pyetjeve të moderatorit për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Sipas tij, në postin më të lartë të shtetit do të zgjidhej një prej figurave të Partisë Demokratike në pushtet dhe për këtë nuk do t'i mungonin 71 votat e nevojshme të depute-tëve të mazhorancës, të cilat nevojiten për voti-min e katërt dhe të pestë mbi bazë të devoluimeve të disa dispozitave kushtetuese të miratuara më 21 prill 2008.
Kjo deklaratë e prerë ndikoi për fluturimin e menjëhershëm nga Brukseli të Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Sannino, i cili në takimet e zhvilluara bëri rishtazi me dije që zgjedhja e një Presidenti të ri konsensual do të konsiderohej si një nga kriteret për dhënien Shqipërisë të statusit të aspiruar. Dhe, theksimi i këtij kriteri pritet të përfshihet edhe në objektin e vizitës së shpejti në Shqipëri të Komisionerit të Komisionit Europian për Zgjerimin, zoti Fyle. Gjithashtu, një temë e tillë nuk i shpëtoi as rendit të ditës së bisedimeve të fundit të ministres sonë të Integrimit në Parlamentin Europian, në përfundim të të cilave zoti Kukan, kreu i Delegacionit të PE për Ballkanin Perëndimor, jo vetëm që tërhoqi vëmendjen rreth nevojës së vazhdueshme të dialogut dhe bashkëpunimit për reformat e rëndësishme, për të pasur progres dhe rezultat konkret mbi 12 prioritetet e Bashkimit Europian, por edhe i bëri thirrje politikës shqiptare që, në këtë vështrim, zgjedhjet presidenciale të përgatiten në një mënyrë që të respektohen nga të gjithë.
A mund të përbëjnë këto përpjekje konsekuente të Brukselit ndonjë cenim të sovranitetit të shtetit tonë, sikurse përflitet nën surdinë këto ditë nëpër qarqe të ngushta e të mbyllura politike të përkrahësve fanatikë dhe përfituesve vetjakë të neodiktaturës së kryeministrit Berisha? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, fillimisht është e nevojshme të kujtojmë që për aderimin në Bashkimin Europian, Traktati i Mastrihtit ka vendosur tri kushte, sipas të cilave, vendi aspirant duhet: të jetë shtet, të jetë shtet europian, të respektojë parimet e përmendura në nenin 6, paragrafi 1, të TBE. Pra, për kushtin e parë, ideja kryesore është që "...Shtet Anëtar në kuptimin e dispozitave institucionale...ka të bëjë vetëm me autoritetet qeveritare të Shteteve Anëtare të Komunitetit dhe nuk mund të përdoret për qeveritë e rajoneve apo të bashkësive autonome, cilado qoftë shtrirja e kompetencave që u njihen atyre". Për sa i përket kushtit të dytë, përgjigjja varet nga rëndësia relative e dy elementeve: a duhen privilegjuar aspektet politike dhe veçanërisht ekzistenca e demokracisë përfaqësuese, apo duhen ruajtur kushtet gjeografike dhe kulturore? Ndërsa, për sa i përket kushtit të tretë, fjala është për respektimin e parimeve të nenit 2 të Traktatit të Bashkimit Europian mbi vlerat "e respektimit të dinjitetit njerëzor, të lirisë, demokracisë, barazisë, shtetit të së drejtës, si edhe respektimit të të drejtave të njeriut...". Meqë këto vlera janë të njëjta për shtetet anëtare, domosdoshmërisht duhet të respektohen edhe nga kandidatët. Kjo kërkesë, e cila më parë vetëkuptohej, shprehimisht u fut në tekstin e Traktatit të Amsterdamit, duke sanksionuar që Këshilli përpara se të marrë një kandidaturë duhet të verifikojë nëse plotësohet apo jo ky kusht.
Po të flitet më në veçanti për zgjerimet e fundit, Këshilli Europian i Kopenhagenit, në qershor të vitit 1993 dhe Këshilli Europian i Strasburgut, në dhjetor të vitit 1995, konfirmuan gjerësisht praktikën ekzistuese, edhe pse në disa raste ata shkuan më tej. Për shembull, procedurat për zgjerimin me vende të Europës Qendrore dhe Lindore, si edhe me Qipron dhe Maltën u lanë hapësirë vendeve kandidate që fillimisht të merrnin pjesë në shqyrtimin e detajuar të legjislacionit komunitar (screening) dhe gjithashtu në partneritetin për aderim të përfitonin ndihmën financiare të Komunitetit. Në këtë kuadër, duhet të merret parasysh edhe rëndësia e përafrimit të legjislacionit kombëtar me atë europian (acuis commuitaire), proces të cilit Shqipëria ia ka vjelë ca fryte dhe i është nënshtruar që prej disa vitesh me vullnet të plotë në rrugë institucionale.
Ndërkohë, për atë çka parashikon kushti i dytë dhe në kompleksin e vlerave që rendit kushti i tretë, pra respektimi i demokracisë, asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje ngritja e saj në nivelin e një parimi, që nga e drejta e Bashkimit Europian njihet në formën e demokracisë përfaqësuese. Domethënë, të së drejtës së qytetarëve për të marrë pjesë në administrimin e çështjeve publike, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. Mjaft interesant është formulimi i nenit 9 dhe i atyre vijues të Traktatit të Bashkimit Europian, ku me sa duket nuk ka qenë nevoja më që të bëhet fjalë për lidhjen e ngushtë të shteteve anëtare me demokracinë, por të afirmohet fakti që ky parim është bazamenti i Unionit.
Por, a mundet që pushteti i ardhur direkt apo indirekt prej një Parlamenti të zgjedhur të ketë vërtet legjitimitet demokratik? Nga analizimi i veprimtarisë së Bashkimit Europian në këtë drejtim, përgjigjen e kësaj pyetjeje autorë të ndryshëm e shpjegojnë, veç të tjerash, me kërkimin e formave të reja të ligjshmërisë, nëpërmjet 'qeverisjes' me pjesëmarrje popullore, duke institucionalizuar të drejtën për përfshirje konsultative. Madje, këtë të drejtë e ka përforcuar më tej Traktati i Lisbonës, që i ka kushtuar një nen të veçantë parimit të demokracisë me pjesëmarrje popullore. Pra, kjo konsiderohet si parim që pasqyron një vlerë jo vetëm të karakterit politik, por edhe i ngritur në rrafshin e parimit juridik, çka shërben edhe si bazë për jurisprudencën e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, e cila në disa vendime është shprehur se: "Këshillimi...është mjeti që i lejon Parlamentit të marrë pjesë në mënyrë efektive në procesin legjislativ të Komunitetit", "respektimi i parimit të demokracisë ku bazohet Bashkimi kërkon...që pjesëmarrja e popujve në këtë proces të sigurohet në mënyrë alternative, pra me ndërmjetësinë e partnerëve socialë që e kanë bërë marrëveshjen".
Ndërsa, në praktikën parlamentare të shtetit tonë, ku pritet me ankth mosrefuzimi për të tretën herë radhazi i statusit të shtetit kandidat për në Bashkimin Europian, njëherazi mangësitë në këtë drejtim janë të panumërta. Dhe, jo vetëm që për hartimin dhe miratimin e pothuajse të gjitha ligjeve mazhoranca parlamentare ka injoruar e përjashtuar kërkesat apo opsionet e grupeve të interesit, por tashmë prej radhëve të saj të prira nga kreu i tyre vazhdohet të insistohet që Kryetar i Shtetit të zgjidhet një eksponent i këtyre radhëve, për t'iu bindur verbërisht kryeministrit Berisha, që të mund të instalohet përfundimisht një regjim diktatorial në kundërvënie të interesave të popullit shqiptar dhe ëndrrës së tij për t'iu bashkuar familjes europiane. Në një kohë, kur nga Traktati më i fundit i BE (ai i Lisbonës), me ndryshimet që iu bënë Titullit II të TBE, demokracia nuk këqyret prej optikës klasike të përfaqësimit, por më së shumti prej hapësirave për dialog të vazhdueshëm midis institucioneve dhe shoqërisë civile, përfshirë këtu edhe partnerët socialë, komunitetet religjioze dhe organizatat filozofike afetare.
Ndoshta këtë kishte parasysh edhe nënkryetari i Grupit S&D të Parlamentit Europian, zoti Ruçek, i cili pas takimit të fundit të tij në Bruksel me përfaqësues të të dyja palëve të politikës shqiptare, gjatë një interviste televizive të tij përmendi si shembull për ne, atë të Gjermanisë, sepse atje pati konsensus mes partive kryesore për të zgjedhur President të Republikës Federale një prelat të nderuar, zotin Gauck. Sidoqoftë, edhe plotësisht në frymën e Kushtetutës së Shqipërisë, thelbësore është që Kuvendi të zgjedhë President të Republikës një njeri të aftë për të përfaqësuar unitetin e popullit dhe që të gëzojë mbështetje gjithëpërfshirëse në këtë kohë sfidash. Këtë kërkojnë edhe qytetarët e Shqipërisë, edhe institucionet e Bashkimit Europian, të cilët shpresojnë se kjo ngjarje e këtyre përmasave dhe standardeve demokratike do të jetë e denjë që të hapet më së fundi drita jeshile për t'i akorduar Shqipërisë statusin e kandidatit të BE-së dhe, më pas, për caktimin e një date të çeljes së negociatave për anëtarësim në 'të.