E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS asnjë emër për President, ftesë mazhorancës për negociata

Kryesia e Partisë Socialiste është sinkronizuar me deklaratën e një dite më parë të liderit socialist Edi Rama, duke ruajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit, gjetjen e një Presidenti konsensual në funksion të integrimit.
Për rreth 2 orë e gjysëm bisedime Kryesia e PS është dakordësuar të ruajë të njëjtën linje, ripapjen sërish të negociatave për Presidentin.
 

Bashkim Fino, anëtar i Kryesisë deklaroi për mediat se PS do të ti bëjë ftesë kreut të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi për uljen sërish në tryezën e dialogut, e cila do të komunikohet nga kryetari i grupit të PS-së Gramoz Ruci. Ndërkaq ai bëri gjithashtu të ditur se nuk është diskutuar asnjë emër, përfshi këtu edhe ate të vetëofruarit për President Fatos Nano.
Ndërkohë burimet brenda mazhorancës konfirmojnë mundësinë e një takimi mes kryeministrit Berisha dhe aleatëve të PD lidhur me vijushmërinë e procesit për presidentin e ri.

Nje dite me pare u dogj pa votim edhe raundi i trete per presidentin, nderkohe qe Konferenca e Kryetareve caktoi diten e hene si daten e mbajtes se raundit te katert te votimit per kreun e ri te shtetit. Ne mesdite, u terhoq kandidati i maxhorances per president, Xhezair Zaganjori, duke e motivuar largimin me mungesen e besimit nga ana e opozites dhe paragjykimin ndaj tij
Dje në deklaratën pas tërheqjes së Zaganjorit, Rama deklaroi se me këtë akt hapet rruga e konsensusit.

Nga ana tjetër PD përmes zëdhënëses së saj akuzoi kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se me qëndrimin e tij ndaj kandidaturës propozuar nga maxhoranca, Xhezair Zaganjori dëshmoi se synimi i tij është bllokimi i procesit dhe i statusit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›