E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhja ne krye te PD-se Basha u shkruan homologeve kosovare

Po vendos kontaket me statusin e tij të ri.
Homolëgëve kosovarë, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha iu ka shkruar letër.
U ofron e u kërkon bashkëpunim në të mirë të forcave politike që drektojnë e të shqiptarëve në të dy anët e kufirit.
Në letrën për Isa Mustafën kreun e LDK-së, Basha zotohet për të vijuar bashkëpunimin në rrugën që shtruan liderët hiostorikë të dy forcave politike, Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova.
Në letrën për Hashim Thacin, kryeministrin e Kosovës dhe kreun e PDK-së, Basha shpreh bindjen se potencialet e dy forcave të tyre politike mund të shkëmbehen me qëllim forcimin dhe avancimin e marrëdhënieve të përbashkëta në të gjtha fushat edhe atë ndërpartiake.
Për thellimin e bashkëpunimit kreu i PD-së Basha angazhohet edhe në letrën dërguar Ramush Haradinajt, kreut të AAK-së. I qëndron kështu memorandumit të firmosur më herët nga këto dy forca politike të spektrit politik të djathtë, sipas parimeve të vendosura nga Haradinaj dhe dhe ish-kreu demokrat Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›