Zgjedhje lokale në shtator, 4 kryetarë u bënë deputetë
TIRANË- Gjatë muajit shtator pritet të ketë zgjedhje lokale në Njësinë Bashkiake nr.10 në Tiranë, në Bashkinë e Fushë-Arrezit, në Bashkinë e Klosit dhe në Komunën e Otllakut. Presidenti i Republikës do të dekretojë datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në këto katër njësi dhe siç thonë burimet ajo do të jetë në fund të muajit shtator.
Kryetarët e këtyre bashkive dhe komunave, përkatësisht Gerti Bogdani, Ndue Paluca, Bedri Hoxha dhe Lefter Maliqi janë zgjedhur si deputete të parlamentit të ri, kështu postet e tyre janë vakante. Kandidimi i krerëve të pushtetit vendor hapi debate gjate zgjedhjeve për mos përputhje të mandateve. Kreu i KQZ-se, Arben Ristani, sqaroi se nuk ishte detyrë e këtij institucioni për të verifikuar nëse drejtuesit lokalë kishin dhënë dorëheqjen apo jo.