Pamuk dhe Rushdie mbrojnë Kunderën
Njëmbëdhjetë autorë të njohur kanë dalë në mbrojtje të shkrimtarit çek, Milan Kundera, pas akuzave se ai ka denoncuar një agjent të Perëndimit. Salman Rushdie dhe nobelisti Orhan Pamuk janë ndër nënshkruesit e deklaratës, e cila pretendimet i quan "fushatë e shpifjes", që synon të rrënojë nderin e Kunderës. Muajin e kaluar, Instituti i Kërkimeve në Pragë e publikoi një raport të policisë, që thoshte se Kundera e ka informuar policinë komuniste për një agjent të Perëndimit, në kohën kur ishte student në vitet e '50. Por Kundera i ka mohuar pretendimet.
Milan Kundera është akuzuar si spiun i sigurimit shtetëror çek në një shkrim të botuar në revistën çeke “Respekt”. Ndërsa një ditë më pas shkrimtari çek, Milan Kundera, ka folur për një gazetare çeke, për herë të parë pas shumë vitesh heshtje, në një përpjekje për të luftuar deklaratën që ai i raportonte për një agjent sekret të Perëndimit te policia komuniste në vitin 1950.
Më pas, në një intervistë telefonike për një nga agjencitë çeke, Kundera përgënjeshtroi deklaratën. Ai tha se detajet, e publikuara nga Instituti për Studime të Regjimit Totalitar (USTR) ishin false. “Unë jam krejtësisht i shokuar nga diçka që nuk mund ta shpjegoj. Është diçka që kurrë nuk ka ndodhur. Unë nuk e njoh këtë person”, - ka thënë Kundera për agjencinë, duke shtuar se ai nuk ia ka idenë pse policia e përmend atë si informator.
Deklaratat kundër Kunderës ishin freskuar për herë të parë nga botimet në të përjavshmen “Respekt”. Revista raportonte se Kundera, në vitin 1950, në kohën kur ishte student në Akademinë e Arteve në Pragë, i dha bakshish policisë për Miroslav Dvoracek, një agjent sekret dërguar nga Gjermania.
Dvoraçek ishte arrestuar dhe dënuar 22 vite në burgjet komuniste. Në periudhë më të hershme të procesit gjyqësor, ai ishte dënuar me vdekje.
USTR paraqiti në media zbulimet më të reja, duke përfshirë dhe përshkrime të detajuara të aktivitetit të Dvoracek në Çeki. Dvoraçek ka emigruar nga Çekia për në Gjermani në vitin 1948 dhe më vonë u kthye si një agjent sekret për të punuar për Perëndimin. Detyra e tij, e caktuar nga bosi i tij, gjenerali Frantisek Moravec, ishte të kontaktonte drejtorin e Chemapol, zotin Vaclavik, për t’i kërkonte atij parandalimin e informacionit rreth industrisë kimike dhe të vendoste një metodë komunikimi.
Mediat duke e lidhur gjithë këtë histori me Kunderën, kanë hedhur dilemën cinike për një shkrimtar si Kundera: Para se të ishte një shkrimtar i famshëm, a ishte Kundera një spiun i Perëndimit?
Re.Ku