Integrimi, Meta përshëndet iniciativin e Papandreut
“Marr shkas të përshëndes edhe iniciativën mjaft të bukur të Kryeministrit grek Papandreu për integrimin e ballkanit Perëndimor në BE Brenda 2014, që u konfirmua edhe gjatë vizitës së Ministrit Plotësues të Jashtëm grek në Tiranë, z. Droutsas, që të inkurajojë dhe të nxisë optimizmëm brenda vendeve të BE-së, por edhe më shumë shpresë për vendet tona të Ballkanit Perëndimor, duke caktuar si target vitin 2014”, theksoi Meta.
Ai shtoi se kjo është një sfidë e madhe por jo e pamundur. “Në rast se do të kemi një angazhim më të madh të vendeve tona dhe një inkurajim më të madh edhe nga BE për të përcaktuar një axhendë shumë konkrete për të arritur anëtarësimin. Ne kemi arritur një përvojë shumë të mrekullueshme në proçesin e liberalizimit të vizave, një ide kjo e hedhur në Samitin e Selanikut shumë pak kohë më parë dhe që tani po bëhet realitet”, tha më tej shefi i diplomacisë shqiptare.
Meta tha më tej se pas heqjen së vizave për tre shtete ballkanike, shumë shpejt do të bëhet e mundur që ky proces të mbyllet edhe për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. Deklaratat e Metës u bënë gjatë promovimit të librit “Cështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës” të diplomatit, Shaban Murati.