E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje ne disa vende te botes

Armenët votojnë sot për të zgjedhur presidentin e vendit. Serge Sarkisian sipas parashikimeve pritet të fitojë një mandat të dytë 5-vjecar.

Sipas sondazheve ai pritet të fitojë më shumë se 60% të votave, lideri i partisë se trashigimisë Raffi Hovannisian është kundërshtari i tij më i fortë.

Në garën për president janë aktualisht 6 kandidatë. Kandidati për president Paruyr Hayrikyan u plagos muajin e kaluar në një atentat, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ekonomia ka qenë temë kryesore e fushatës zgjedhore.
Megjithëse ka patur një rritje ekonomike me 7% ne 2012, papunësia qëndron në 16% dhe më shumë se 30% e popullsisë jeton në varfëri.

Qipro
Zgjedhjet presidenciale në qipro do të shkojnë në një raund të dytë në 24 shkurt pasi kryesuesi i këtyre zgjedhjeve Nikos Anastasiadis nuk arriti të sigurojë mbi 50% të votave.

Sipas rezultatave konservatori Anastasiadis siguroi 45.36% të votave, në avantazh ndaj rivalit të tij Stavros Malas me 26.91%.
Ndërsa kandidati i pavarur Jorgos Lilikas mori 24.93%.

Zgjedhjet u dominuar nga kriza financiare. Qipro është vendi i pestë në Eurozonë që kërkon një paketë shpëtimi.

Ekuadori
Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, është rizgjedhur për herë të tretë si president i vendit me më shumë se 50% të votave. Duke iu drejtuar mbështetësve të tij, Correa bëri thirrje për “katër vite të tjera revolucioni”.

I zgjedhur si president për herë të parë në vitin 2007, lideri socialist konsiderohet se ka sjellë stabilitet politik tek një komb që ka vuajtur dekada proteste dhe kaosi, por kritikët e tij e akuzojnë se e ka bërë këtë gjë me anë të diktaturës.

49-vjeçari akuzohet se ka implementuar politika që kanë shërbyer në forcimin e pushtetit të tij dhe në ndikimin mbi kundërshtarët politikë dhe mediat private.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›