Opozita kunder planit rregullues te Tiranes Lame Basha te pergjigjet

Opozita ka dalë përsëri të kundërshtojë planin rregullues të Tiranës. Nëpërmjet antarit të asamblesë së Partisë Socialiste, Artan Lame, i është kërkuar kryebashkiakut Basha që të përgjigjet për sheshet që preken nga ndërtimet.
“Kërkojmë një përgjigje nga ekipi Basha – Malltezi: a do të zihen dy skarpatet e gjelbra të Lanës për të ndërtuar linjën e tramvajit? Jemi të shqetësuar për hapësirat e gjelbra që do t’i zihen Tiranës nga Plani Basha – Malltezi, ndaj pyesim a është e vërtetë se dy skarpatet e gjelbra të Lanës do të zihen nga linja e tramvajit? A është e vërtetë se si zona të gjelbëruara do të përdoren bahçet e shtëpive, e thënë jo kopshtet, por bahçet? A është e vërtetë se parku historik i Tiranës, ai i Namazgjasë, përpara Parlamentit e deri buzë Lanës do të zihet nga ndërtimet e larta?-deklaroi Lame.
Ai gjithashtu i ka bërë ftesë publike kryebashkiakut Basha që të përballin argumentat e tyre në një debat televiziv.
Për të gjitha pyetjet tona ne jemi të gatshëm, përfundoi Lame, të ulemi të debatojmë në cilindo televizion e cilëndo media me ekipin Basha – Malltezi për t’i treguar qytetarëve se çfarë sëpate po ngrihet mbi kryeqytetin tonë”-u shpreh ai.
Reagon bashkia e Tiranës: Keqardhje ndaj sulmit politik të Ramës
I menjëhershëm ka qenë reagimi i bashkisë së Tiranës pas prononcimit të Artan Lames lidhur me kundërshtitë për planin rregullues të Tiranës. Në njoftimin e shpërndarë për mediat Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen lidhur me tendencën e vazhdueshme të ish- kryebashkiakut Rama. Ajo i cilëson politike sulmet e Ramës për planin urbanistik të Tiranës, duke përcjellë tek qytetarët deklarime të pavërteta rreth planit urbanistik.
“Ky plan u hartua në transparencë të plotë dhe me përfshirjen e ekspertëve më të mirë, pjesë e të cilëve ka qene edhe zoti Lame. Qëllimi i sulmit me prapavijë tërësisht politike ndaj këtij plani, synon thjesht dhe vetëm mbulimin e dështimit të mosbërjes së tij nga ish - kryebashkiaku Rama, për 11 vjet.
Plani i përgjithshëm rregullues i Tiranës, jo vetëm nuk cënon hapësirat e gjelbra por parashikon shtimin e tyre’- thuhet në njoftimin e Bashkisë.