E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nuk flet për rezultatin: Procesi në dorë të numëruesve

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka bërë asnjë koment për rezultatin e deritanishëm, por ka deklaruar gjatë një konference për shtyp se me këto zgjedhje kanë fituar gjithë shqiptarët. Ai ka përshëndetur mesazhet e ndërkombëtarëve dhe është shprehur i kënaqur për standardet.
Berisha i është drejtuar me një apel numëruesve, duke thënë prerë se procesi tashmë është në dorën e tyre. "Procesi në dorë të komisionerëve, shoqëria foli, politika foli, vëzhguesit folën, mesazhe erdhën. Tani numëruesit të zbatojnë ligjin"- tha ai.
Ai ka kujtuar se duhet zbatuar vetëm ligji dhe "ky është apeli për cdo zyrtar të piramidës zgjedhore të vendit. Nuk ka të humbur në këto zgjedhje, aty kanë fituar të gjithë qytetarët shqiptarë"- tha ai.

Berisha: Pranoj çdo rezultat, duhet të presim

TIRANË- Tone te qeta, pamje e lodhur dhe nje racionalitet qe eshte vene re shume rralle, ne retoriken politike te kryeministrit aktual.
Vetëm pak kohë pas apelit të liderit të opozitës, Edi Rama për presion ndaj komisionerëve dhe plan bllokimi për zgjedhjet mbreme ka dalë në një konferencë për shtyp, kryeministrit Sali Berisha.
Ai ka përshëndetur numëruesit që marrin pjesë në këtë proces shumë të rëndësishëm dhe gjithë ekipet që i ndjekin. "Procesi po ecën më mirë se në çdo zgjedhje tjetër"- ka thënë ai, duke shtuar se procesi po zhvillohet pa asnjë tension.
Sipas Berishës në numërimin e votave të shqiptarëve po dëshmohet përgjegjësi e madhe dhe procesi po menaxhohet më mirë, se asnjë herë tjetër.
I pyetur për deklaratën e Ramës për plan bllokimi për zgjedhjet Berisha ka reaguar duke i quajtur ato 'broçkulla' dhe ka shtuar se ka një KQZ që merret me procesin.
Sa për të dhënat e deritanishme të rezultatit, Berisha nuk ka pranuar të bëjë komente. "Nuk mund të bëj komente për rezultate që ndryshojnë çdo moment"- tha ai, duke theksuar se në fund do të njohë rezultatin.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›