Zgjedhje të parakohshme? AAK mohon një aleancë me PDK
PRISHTINE-Ndërsa përforcohen zërat se në vitin 2010 Kosova nuk do i shpëtojë zgjedhjeve të reja të parakohshme, kanë nisur të analizohen koalicionet e mundshme qeveritare. PDK nuk mund të bashkëqeverisë më me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi mosmarrëveshjet mes këtyre dy partive janë shtuar që pas zgjedhjeve të 15 Nëntorit. Ndërkohë një nga opsionet e mundshme është një koalicion mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe PDK së kryeministrit Hashim Thaci. Këtë lloj koalicioni e ka përgënjeshtruar menjëherë së fundi kreu i AAK, Ramush Haradinaj. Ai ka mohuar cdo lloj koalicioni qeveritar me PDK pas zgjedhjeve nëse ato mbahen në 2010. Haradinaj ka thënë se një opsion i mundshëm do të ishte me LDK dhe partitë e tjera të spektrit të djathtë, por kurrsesi me Partinë Demokratrike të Thacit. Haradinaj ka qënsë ndër me kritikët e qeverisë Thaci, duke thënë se gjatë 2009 qeverisja në Kosovë ka qënë jo efektive, madje ka thënë se kjo qeveri ka falimentuar. Haradinaj për të theksuar prirjet e djathta të partisë së tij ka forcuar se fundi bashkepunimin dhe partine demokratike shqiptare te kryeministrit Berisha. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 Partia e Haradinajt dyfishoi numrin e komunave të fituara dhe përqindjen e votave në nivel kombëtar, cka tregon se në vitin 2010, nse mbahen zgjedhje, kjo do te jete padiskutim nje parti e forte per t’u konsideruar në qeverisje. Pas zgjedhjeve te 15 Nëntorit, lidhjet mes dy partive në koalicion PDK dhe LDK u ashpërsuan dhe u duk se qeveria do të rrëzohej, gjë që u mohua menjëherë. Në këto zgjedhje PDK fitoi ne nivel kombëtar shumicën e votave. Megjithatë Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nuk e perjashtoi mundesine e zgjedhjeve te parakohshme ne vitin 2010. (d.b/News24/BalkanWeb)