E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët largohen, fluks në Dogana dhe Porte

TIRANE-Emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në vendet ku punojnë e jetojnë pas kalimit të festave pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Vërehen radhë të gjata në Kapshticë, fluks në Kakavijë ndërsa qindra të tjerë u janë drejtuar porteve të Vlorës e Durrësit. KapshticeSot paradite në pikën kufitare të Kapshticës janë raportuar radhë të gjata me emigrantë shqiptarë që kthehen në Greqi pasi kanë kaluar festat e fundvitit pranë familjeve. TVNews24 mëson se radha me automjete në pritje për të kaluar në anën tjetër të kufirit deri në mesditë është shënuar mbi 2 kilometër. Pala shqiptare ka vënë në punë të pesta sportelet kurse ajo greke po punon me sportele të reduktuara. Vetëm gjatë mesnatës në këtë pikë doganore kanë kaluar 3 500 persona me rreth 900 automjete. Emigrantët, shumca gra e fëmijë kanë pritur në radhë mbi 3 orë deri në përfundim të procedurave doganore. Kakavijë Edhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes, rreth 30 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, ka nisur prej ditës së djeshme kthimi i emigrantëve shqiptarë që erdhën në atdhe për të festuar festat e fundvitit. Ndryshe nga Kapshtica në këtë pikë doganore nuk ka radhë të gjata ndërsa sportelete funskioninnë normalisht në të dyja anët e doganës. Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit për qarkun e Gjirokastrës bënë të ditur se gjatë 12 orëve të fundit të ditës së sotme, mbi 4000 emigrantë janë rikthyer në Greqi, ndërkohë që numri i tyre pritet të rritet në orët në vazhdim. “Falë masave të marra, situata gjatë ditës së sotme paraqitet e qetë dhe deri tani nuk është shënuar asnjë incident, pavarësish se në orët e para të mëngjesit ka pasur një fluks të madh të tyre”, shprehet burime zyrtare, duke nënvizuar se dogana greke e Kakavijes i është përgjigjur me korrektësi marrëveshjes dypalëshe, duke shtuar numrin e sporteve nga dy në katër të tilla. Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë, dy pika vendkalime kufitare, ajo e Kakavijës, që ndodhet rreth 30 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut dhe “Tre Urat”, që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit, në drejtim të perëndimit. Porti i Durrësit Fluksi me emigrantë është vënë re gjatë 24 orëve të fundit dhe në Portin e Durrësit. Gjatë 24 orëve të kaluara janë larguar nga porti i Durrësit disa qindra emigrantë përmes trageteve të vëna në dispozicion nga shoqëritë e udhëtimit. Të paktën 3500 persona janë larguar ditën e dytë të ketij viti vetëm nga porti i Durrësit. Ndërkaq përpunimi i anijeve tregtare në port është ndërprere në këto ditë të para të vitit, jo vetëm për shkak të pushimit festiv, por edhe si pasojë e motit të paqëndrueshëm. Porti i Vlorës Sot në portin e Vlorës nisi kthimi drejt Italisë i emigrantëve që kaluan festat e fundvitit në vendlindje. Burime zyrtare të kapitenerisë bënë të ditur se janë 3 tragete që do të funksionojnë në linjën Vlorë- Brindisi për të përballuar fluksin e emigrantëve. Vetëm gjatë ditës së sotme, numri i atyre që kanë nisur të imbarkohen në tragete pritet të jetë të paktën 1000 persona. Për të përballuar fluksin që pritet të vijë në rritje, autoritetet portuale kanë marrë masa për shtimin e numrit të sporteleve dhe të personelit që shërben për kontrollin e dokumentacionit. Aktualisht, funksionojnë 8 sportele, ose më shumë se dyfishi i atyre në periudha normale, prej të cilave dy janë për automjetet. Krahas kësaj, strukturat e policisë kufitare po aplikojnë masa të forta kontrolli për të parandaluar udhëtimin drejt Italisë të personave të kërkuar, që përpiqen të shfrytëzojnë situata të tilla të ngarkuara për të kaluar pa u identifikuar në pikën kufitare. Pak ditë më parë, u prangos një 33-vjeçar nga Vlora qe kthehej nga Italia, i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 23 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Piacenza (Itali), me tre akuza, atë të vrasjes në bashkëpunim, fshehje kufome dhe rrëmbim personi. Vetëm në dy javët e fundit të vitit 2009, në pikën kufitare të portit hynë më shumë se 14 mijë persona. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›