E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje te reja per Greqine

Greqia do te zhvilloje zgjedhje te reja pas deshtimit te marten te bisedimeve per krijimin e nje qeverie koalicioni. Zgjedhjet e 6 majit nuk nxorren nje fitues te qarte dhe pas nje sere perpjekjesh forcat politike nuk arriten te binin dakort per nje koalicion.

Udheheqesit politike u perpoqen prej disa ditesh per te formuar koalicione qeverisese por pa sukses.

Te marten politikanet greke rane dakort se rivotimi ishte zgjidhja e vetme. Zgjedhjet e reja pritet te zhvillohen me 17 qershor.

Ne zgjedhjet e majit shumica e votuesve mbeshteten partite qe kundershtonin masat e ashpra ekonomike te miratuara kohet e fundit ne Greqi. Ato ishin pjese e paketes se rendesishme te ndihmave qe u financua nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar per te shpetuar ekonomine e Greqise nga falimentimi.

Sipas anketave te zhvilluara javen e kaluar partia e majte radikale Syriza qe doli ne vend te dyte ne zgjedhje tani kryeson.

Kjo parti ka mbajtur qendrime te vendosura kunder masave shtrenguese ekonomike dhe ka thene se synon te rinegocioje paketen e ndihmave.

Vasilis Monastiriotis profesor ne universitetin prestigjioz Shkolla Ekonomike te Londres i tha Zerit te Amerikes se kjo parti ndonese nuk pritet te fitoje shumicen absolute ne parlament mund te marre mbeshtetje te mjaftueshme per te percaktuar politiken greke.

Ata mund te jene ne gjendje te formojne ne qeveri koalicioni duke qene partia me e forte ne parlament dhe si e tille qeveria mund ti nenshtrohet kushteve te tyre ne vend qe te ishin partia e vogel ne koalicion me me pak ndikim.

Por shton ai synimi i partise per te rinegociuar kushtet e paketes se ndihmave qe mori Greqia nuk pritet te kete sukses.

Bashkimi Evropian thote ai nuk pritet ti ndryshsoje kushtet e marreveshjes.

Ne se kjo parti kembengul ne ate qe ka premtuar eshte plotesisht e mundshme qe te kete bllokim ne nivel evropian gje qe mbart me vete rrezikun qe Greqia te dale nga eurozona.

Partia Syriza se bashku me shumicen e grekeve thone se duan te mbeten ne Eurozone. Udheheqesit evropiane kane theksuar angazhimin e tyre per ta mbajtur Greqine brenda zones. Por shume analiste thone se ky vend i zhytur financiarisht ne borxhe mund te jete drejt daljes nga Eurozona.

Greqia ndodhet ne vitin e peste te recesionit. Sipas te dhenave te botuara te marten ekonomia greke ra me me shume se 6 perqind ne tre mujorin e pare te ketij viti krahasuar me nje vit me pare.

Zyra e presidentit te Greqise tha se do te filloje te merkuren bisedimet per krijimin e nje qeverie te perkohshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›