E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhje teparakohshme ne Rahovec

PRISHTINE- Mandati i kryetarit te dorehequr dhe te rikthyer te Rahovecit Qazim Qeska eshte i perfunduar. Kete konstatim e ka dhene sot Gjykata Kushtetuese.
Ne nje deklarate per media thuhet se Gjykata ka vendosur njezeri qe kerkesa eshte e pranueshme dhe se doreheqja e cilido kryetar komune eshte perfundimtare dhe definitive dhe i jep fund mandatit te kryetarit te Komunes.

Pasojat kushtetuese te veprimit te tille jane shpallja e zgjedhjeve nga Presidenti i Republikes per te siguruar qe qytetaret kane te drejte per zgjedhje te lira dhe te drejta ne themelimin e veteqeverisjes se tyre lokale thuhet ne arsyetimin e Gjykates Kushtetuesja.

Ky institucion ka paralajmeruar se vendimi i aktgjykimit do te jete gati gjate dy javeve te fundit.
Gjykata Kushtetuese e shqyrtoi kete ceshtje me kerkese te Presidentit te Republikes se Kosoves i cili kishte kerkuar sqarim te kompetencave lidhur me rastin e Kryetarit te Komunes se Rahovecit.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›