E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, 13 vëzhgues të ODHIR-it vijnë sot në Tiranë

Mbërrijnë sot në Tiranë 13 vëzhguesit e parë të OSBE-ODIHR-it, të cilët do të monitorojnë zgjedhjet lokale të 8 Majit.

Mësohet se ditën e martë kreu i këtij misioni, amerikani Jonathan Sonstreet do të japë dhe një konferencë për shtyp ku do të bëjë edhe prezantimin publik për mediat ndërkohë që pritet që në ditët në vijim misioni i vëzhguesve të takohet edhe me aktorët kryesorë të politikës shqiptare.

Misioni do të jetë i ndarë në dy grupe, ku 50 prej tyre do të jenë afatgjatë që do të ndjekin ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin dhe garantimin e zgjedhjeve.

Për ditën e votimit pritet të mbërrijnë në Shqipëri 450 vëzhgues të tjerë afatshkurtër, që do të monitorojnë nga afër mbarëvajtjen e procesit.

Ndërkohë dy ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi edhe një pjesë të vëzhguesve vendas, të cilët janë pjesë e "Shoqatës për Kulturë Demokratike".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›