Zgjedhjet 2009, 12 përballjet midis Ramës dhe Metës
Gara elektorale, figurat potenciale të së majtës, që do të kandidojnë në qarqe. Tirana pritet të shënojë betejën e dyfishtë midis Ramës dhe Metës
Shaban Sulçe
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009, përveçse pritet të shënojnë një konkurrencë të ashpër ndaj PD-së dhe kryeministrit Berisha, do të rezervojnë edhe një kandidim potencialesh dhe vlerash midis dy partive kryesore të së majtës, PS dhe LSI. Ndërsa e vetmja mundësi bashkëpunimi midis tyre pritet të jetë koalicioni paszgjedhor, dy partitë në fjalë tashmë po mendojnë për organizimin, kandidaturat dhe objektivat e tyre në të 12 qarqet e vendit, ku do të konkurrohet mbi bazën e sistemit proporcional rajonal. Pikërisht për shkak të pamundësisë së bashkëpunimit parazgjedhor midis LSI-së dhe PS-së, konkurrimi brenda së majtës pritet të marrë një aspekt mjaft interesant. Ky konkurrim do të jetë i ethshëm, sidomos midis 12 kandidaturave kryesore, të përzgjedhura nga PS-ja dhe LSI-ja, kandidatura të cilat mendohet që të jenë edhe të parat në listën e PS-së dhe LSI-së për qarqet ku do të konkurrohet në zgjedhjet e ardhshme.
Gjatë muajve të fundit Kryesia e LSI-së ka miratuar emrat e sekretarëve rajonalë në nivel qarqesh, të cilët mendohet se do të jenë edhe emrat e kandidaturave kryesore të saj në zgjedhjet e ardhshme. Nga ana e Partisë Socialiste ende nuk ka pasur ende një miratim të tillë. Megjithatë, në selinë rozë pritet të ketë shumë pak surpriza dhe në 12 qarqet kryesore të vendit lista pritet të udhëhiqet nga deputetë aktualë të PS-së, të cilët do të kandidojnë në zona që konsiderohen si bastione të tyre.
Gjithsesi, deri në zyrtarizimin e kandidaturave të PS-së dhe të LSI-së priten dhe ndryshime, por ajo që është e sigurt është se udhëheqësit e fushatave të LSI-së dhe PS-së, përveçse do të kandidojnë mes njëri-tjetrit, do të ndeshen për të siguruar një numër sa më të madh mandatesh deputetësh për partitë që përfaqësojnë.
Tirana
Përballja kryesore midis dy partive të mëdha të së majtës, PS dhe LSI, duket se do të jetë Tirana. Në këtë qark pritet të përballen dy liderët e këtyre partive, Edi Rama dhe Ilir Meta, të cilët përveçse do të konkurrojnë përballë njëri-tjetrit, do të udhëheqin fushatën në qarkun, ku do të dalë numri më i madh i deputetëve. Rreth 32 deputetë pritet të nxjerrë qarku i Tiranës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, çka do të thotë se do të kemi një sfidë të dyfishtë midis Ramës dhe Metës. Kryetari i LSI-së e ka deklaruar publikisht se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në qarkun e Tiranës, ndërkohë që kryetari i PS-së Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë për të bërë të njëjtën gjë.
Beteja pritet të bëhet edhe më e ashpër po të kihet parasysh se në këtë qark do të kandidojë edhe kryetari aktual i PD-së dhe kryeministri Sali Berisha.
Përballjet e tjera
Qarku i Elbasanit pritet të sjellë një tjetër duet të veçantë midis PS-së dhe LSI-së. Në këtë qark pritet të kandidojnë dy figura të rëndësishme të partive në fjalë, pikërisht kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili. Në qarkun e Fierit PS-ja pritet të ketë si kandidaturë drejtuese emrin e deputetit Ylli Bufi, ndërkohë që LSI-ja do të kundërpërgjigjet po me një emër të njohur dhe potencial për zonën, si deputeti aktual dhe nënkryetari i saj, Dritan Prifti. Në qarkun e Beratit kandidatura e parë e PS-së pritet të jetë ajo e deputetit dhe nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Erion Braçe, ndërkohë që LSI-ja paraqitet me emrin e Nasip Naços, një kandidaturë potenciale dhe premtuese për këtë qark. Në qarkun e Dibrës, PS-ja pritet të përfaqësohet nga Sadri Abazi, si kandidaturë kryesore, ndërkohë që LSI-ja ka përzgjedhur si sekretare rajonale për këtë qark, Monika Kryemadhin, e cila pritet të jetë kandidatura e parë e LSI-së në Dibër. Në qarkun e Kukësit pritet përballja midis deputetit Namik Dokle dhe nënkryetarit të LSI-së, Sokol Axhemi. Në qarkun e Gjirokastrës kandidatura kryesore e PS-së me shumë mundësi do të jetë ajo e kryetarit të asamblesë së saj, Gramoz Ruçi. Në këtë qark LSI-ja ka zgjedhur si sekretar rajonal Kujtim Hoxhën, por priten surpriza për kandidaturën kryesore të saj.
Sekretarët rajonalë të përzgjedhur nga LSI-ja
1-Shkodër Pjerin Ndreu
2-Elbasan Petrit Vasili
3-Fier Dritan Prifti
4-Berat Nasip Naço
5-Dibër Monika Kryemadhi
6-Lezhë Viktor Tusha
7-Vlorë Brizida Gjikondi
8-Korçë Mishel Papakozmai
9-Gjirokastër Kujtim Hoxha
10-Kukës Sokol Axhemi
11-Durrës Iliaz Labi
12-Tiranë Ilir Meta
Kandidatët kryesorë të mundshëm të PS-së në qarqe
1-Shkodër Ervin Bushati
2-Elbasan Valentina Leskaj
3-Fier Ylli Bufi
4-Berat Erion Braçe
5-Dibër Sadri Abazi
6-Lezhë ?
7-Vlorë Arben Malaj
8-Korçë Ben Blushi
9-Gjirokastër Gramoz Ruçi
10-Kukës Namik Dokle
11-Durrës ?
12-Tiranë Edi Rama
7 Gusht 2008