Presidenti Bush arrin në Kinë për ceremonitë e Lojrave Olimpike
Presidenti Bush arriti në Kinë për të marrë pjesë në
ceremonitë e hapjes të Lojrave Olimpike. Avioni i tij arriti në Pekin vetëm pak
orë pas kritikave të hapura që i bëri Kinës për gjendjen e të drejtave të
njeriut. Në një fjalim në kryeqytetin tajlandez, Bangkok, zoti Bush i kërkoi
Kinës të respektojë të drejtat themelore të njeriut. Ai vlerësoi marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike të Amerikës
me Pekinin, por theksoi se Shtetet e Bashkuara "e kundërshtojnë me forcë”
ndalimin e aktivistëve politikë, fetarë dhe të të drejtave të njeriut në Kinë.
Presidenti Bush i kërkoi Kinës që të ketë besim tek populli i vet dhe t'u
garantojë më shumë liri, duke shtuar se kjo është e vetmja rrugë që vendi të
realizojë të gjithë potencialin që ka. Nga ana e saj, Ministria e Jashteme
kineze tha se ishte kundër "fjalëve apo akteve"që ndërhyjnë në çështjet e
brendshme të një vendi. Ajo tha se populli i Kinës gëzon liri të shumta. //ii