E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet 2013, emrat e 140 deputetëve të rinj në Parlamentin e Shqipërisë

numerimi-300x181Tiranë- Deri kur kanë mbetur edhe tre qarqe të vendit për të përmbyllur rezultatin që ka dalë nga kutitë e votimit të 23 qershorit dhe këto rezultate nuk pritet të përbëjnë ndonjë ndryshim, ja se cilët do të jenë deputetët e ardhshëm të Parlamentit shqiptar.

Kështu, PS me 65 mandate, PD 49, LSI 17, PDIU 4, PR 3 dhe PBDNJ e PKDSH me 1. Qarku i Kukësit është barazim mes të majtës dhe të djathtës, ku demokratët kanë humbur një deputet, të cilin e ka marrë LSI. Apostol Goçi është deputeti më i ri i LSI në këtë qark. Por Partia Demokratike ka marrë një deputet në qarkun e Shkodrës, duke shkuar në 5 mandate me Gjovalin Bzhetën në një garë brenda llojit, duke ia marrë Partisë Republikane, të cilin deri dje e kishte marrë Gaspër Kokaj. Lëvizje dje ndodhën dhe në qarkun e Tiranës. PS ka humbur një mandat, Dashamir Pezën, duke ia marrë PD me Asllan Dogjanin.

Arben Malaj dhe Dritan Prifti kanë mbetur jashtë Parlamentit pasi që të dy kur nuk u kandiduan nga PS-ja, vendosën të dalin të pavarur në qarqet Vlorë dhe Fier.

Anastas Angjeli, Agron Duka dhe Musa Ulqini janë këto figurat që rikthehen në Kuvend këtë mandat. Angjeli dhe Ulqini me siglën e PS, ndërsa Duka kandidoi me siglën e Partisë Republikane në Shijak. LSI ka sjellë një numër rekord deputetësh në Kuvend, 18, bashkë me Spartak Brahon që kandidoi nën siglën e PS. LSI ka marrë deputetët jo vetëm në qarqet kryesore të vendit, por dhe në qarqe si Dibra apo Lezha. PDIU rikthehet në Kuvend me dy mandate më shumë.

Përveç Shpëtim Idrizit dhe Dashamir Tahirit, në Kuvendin e Shqipërisë kjo parti do të ketë dhe Tahir Muhedinin dhe Aqif Rakipin. Partia Republikane merr tri mandate, pa përfshirë këtu Fatmir Mediun, që kandidoi nën siglën e PD-së. Luan Duzha në Elbasan, Agron Duka në Durrës dhe Ylli Shehu në Tiranë. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut qëndron në një mandat, si dhe në 2009, dhe përfaqësohet me kryetarin e saj, Vangjel Dule. Ndërsa aleatja e PS, Partia Kristian-demokrate, ka marrë një deputet, Mark Frrokun në qarkun e Shkodrës.

Shkodër
PS
1. Mimoza Hafizi
2. Tom Doshi
3. Paulin Sterkaj
4. Namik Kopliku
LSI
1. Agron Çela
PKDSH
1. Mark Frroku
PD
1. Jozefina Topalli
2. Helidon Bushati
3. Voltana Ademi
4. Nard Ndoka
5. Gjovalin Bzheta

Lezhë

PS
1. Mimi Kodheli
2. Armando Prenga
3. Arben Ndoka
LSI
1. Monika Kryemadhi
PD
1. Aldo Bumçi
2. Gjovalin Kadeli
3. Albina Deda

Durrës
PS
1. Blendi Klosi
2. Klodiana Spahiu
3. Ilir Beqaj
4. Namik Dokle
5. Gentian Bejko
6. Artur Bushi
LSI
1. Lefter Koka
PD
1. Eduart Halimi
2. Igli Cara
3. Albana Vokshi
4. Gent Strazimiri
5. Oerd Bylykbashi
PR
1. Agron Duka

Tiranë
PS
1. Pandeli Majko
2. Saimir Tahiri
3. Vasilika Hysi
4. Ditmir Bushati
5. Fatmir Xhafaj
6. Lindita Nikolla
7. Besnik Baraj
8. Xhemal Qefalia
9. Sadri Abazi
10. Parid Cara
11. Spartak Braho
12. Artan Gaçi
13. Pjerin Ndreu
14. Rakip Suli
15. Milena Harito
LSI
1. Ilir Metaj
2. Klajda Gjosha
3. Luan Rama
PD
1. Sali Berisha
2. Myqerem Tafaj
3. Majlinda Bregu
4. Halim Kosova
5. Florion Mima
6. Gerti Bogdani
7. Dashamir Shehi
8. Jorida Tabaku
9. Edi Paloka
10. Keltis Kruja
11. Kastriot Islami
12. Asllan Dogjani
PR
1. Ylli Shehu
PDIU
1. Tahir Muhedini
Kukës
PS
1. Vexhi Muçmata
LSI
1. Apostol Goçi
PD
1. Flamur Noka
2. Besnik Dusha

Dibër

PS
1. Shkëlqim Cani
2. Ulsi Manja
LSI
1. Përparim Spahiu
PD
1. Sherefedin Shehu
2. Bedri Hoxha
3. Roland Keta

Elbasan
PS
1. Ben Blushi
2. Damian Gjiknuri
3. Evis Kushi
4. Alfred Peza
5. Taulant Balla
6. Musa Ulqini
LSI
1. Edmond Haxhinasto
2. Bujar Kllogjeri
PD
1. Arben Imami
2. Eduard Selami
3. Ardian Turku
4. Luçiano Boçi
PR
1. Luan Duzha
PDIU
1. Aqif Rakipi

Berat
PS
1. Fidel Ylli
2. Ermonela Felaj
3. Eduard Shalsi
4. Eduart Bejko
LSI
1. Nasip Naço
2. Gledion Rehovica
PD
1. Genc Pollo
2. Astrit Veliaj

Korçë
PS
1. Bashkim Fino
2. Arta Dade
3. Olta Xhaçka
4. Ilirian Pendavinji
5. Ilir Xhakolli
6. Ylli Ziçishti
LSI
1. Piro Kapurani
PD
1. Ridvan Bode
2. Eleina Qirici
3. Edmond Spaho
4. Fatmir Mehdiu
5. Gjergji Papa

Fier
PS
1. Gramoz Ruçi
2. Erjon Braçe
3. Eglantina Gjermeni
4. Ilirjan Celibashi
5. Armando Subashi
6. Arben Çuko
7. Pirro Lutaj
8. Majlinda Bufi
9. Ervin Koçi
LSI
1. Petrit Vasili
2. Robert Bitri
PD
1. Sokol Olldashi
2. Mesila Doda
3. Kozma Dashi
4. Shpëtim Idrizi
PDIU
1. Omer Mamo

Vlora
PS
1. Edi Rama
2. Valentina Leskaj
3. Koço Kokëdhima
4. Luiza Xhuvani
5. Fatmir Toçi
6. Andrea Marto
LSI
1. Shkëlqim Selami
PBDNJ
1. Vangjel Dule
PD
1. Astrit Patozi
2. Arben Ristani
3. Liljana Elmazi
PDIU
1. Dashamir Tahiri

Gjirokastër
PS
1. Arben Ahmetaj
2. Erion Veliaj
3. Anastas Angjeli
LSI
1. Vangjel Tavo
PD
1. Genc Ruli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›